Legalizohet me VKM fundosja e vettingut nga Ina Rama & Co

Qeveria që 10 vite më parë ishte iniciatorja kryesore për  implementimin e Reformës në Drejtësi për transformimin e sistemit gjyqësor, sot 10 vite më pas nis një e  nga një ekzekutimet e gjobave që la pas reforma nga shkarkimet e padrejta të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Me vendim të Këshillit të Ministrave shteti shqiptar është detyruar të kompensojë pas vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) për çështjen “Elezi kundër Shqipërisë”, ku ish prokurori Ferdinand Elezi do dëmshpërblehet si fillim në shumën 6 000 (gjashtë mijë) euro në lidhje me dëmin jopasuror, si dhe 5 000 (pesë mijë) euro në lidhje me kostot e shpenzimet, plus çdo taksë, që mund të jetë e aplikueshme.

Sigal

Vendimet e fundit të Gjykatës së Strasburgut lidhur me procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri nuk janë thjesht episode individuale. Ato përbëjnë një test të drejtpërdrejtë për cilësinë e shtetit të së drejtës dhe për mënyrën se si një reformë e konceptuar si historike është zbatuar në praktikë.

KPA dhe KPK “Kali i Trojes” në drejtësi

Strasburgu nxjerr zbuluar zinxhirin KPA dhe KPK me vendimin që cilëson shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për shkarkimin e Elezit duke rrëzuar vettingun që supozohej t’i sillte shqiptarëve drejtësine e merituar.

Si fillim KPK me trupë gjykuese, Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, vendosi shkarkimin pas hetimit në të tre kriteret. Më pas një lojën ‘hidh e prit” , KPA e përbërë nga Albana Shtylla, Ina Rama, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz me shumicë votash të rrëzojë ankimin e Elezit dhe   lë në fuqi shkarkimin shkarkimin.

Ndaj Reforma në Drejtësi sot është shndërruar në të kundërtën e misionit të saj, ku dinjiteti i drejtësisë shqiptare po nëpërkëmbet me vendime fiktive, po rrëzohen zinxhir nga Strasburgu. Institucionet e reja nga simbol i luftës kundër korrupsionit, u ktheyen  në instrument selektiv të pushtetit politik, që vendosi kë të ndëshkojë dhe kë të mbrojë sipas përkatësisë me lista selektive. Stoku i dosjeve nuk po njeh zbritje. Këto dosje nuk janë thjesht statistika, por halle kontrete, ku shqiptarët presin drejtësi për pronën, për dëmshpërblimet, drejtësi ndaj fatkeqësive që mund t’u kenë ndodhur gjatë jetës atyre apo të afërmve.Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!

Rasti Elezi precedent që zhbën Reformën në Drejtësi për listën e gjatë të shkarkimeve politike

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka publikuar disa vendime kundër Shqipërisë, duke konstatuar shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut në proceset e rivlerësimit kalimtar (vetingut), ndër to edhe  ndaj ish-prokurorit Ferdinand Elezi. Vendimet e Strasburgut prekin dy aspekte kyçe të reformës në drejtësi: proporcionalitetin e masës së shkarkimit nga detyra dhe respektimin e standardit të “gjykatës së krijuar me ligj”. Në të tre rastet, GJEDNJ vlerëson se rihapja e procedurave do të ishte mënyra më e përshtatshme për zbatimin e vendimeve të saj.

Strasburgu kritika për analizën financiare në rastin Elezi

Edhe në çështjen e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi, GJEDNJ arriti në përfundimin se shkarkimi ishte joproporcional. Gjykata kritikoi metodologjinë e përdorur nga organet e vetingut për analizën financiare, duke vlerësuar se disa nga diferencat e konstatuara ishin minimale në raport me të ardhurat familjare dhe se një pjesë e shpenzimeve ishin llogaritur pa bazë të mjaftueshme verifikimi. Po ashtu, u evidentuan mospërputhje në kostot e jetesës të përdorura në analizë dhe fakti që në fund të periudhës së rivlerësimit rezultonte një suficit financiar.