Komisioni i Ligjeve ka nisur shqyrtimin e nismës për hartën e re territoriale të vendit, me Partinë Socialiste që kërkon të ecë përpara me variantin për 46 bashki.Në të njëjtën kohë, Partia Demokratike ka paraqitur një variant alternativ që parashikon 100 bashki. Opozita kërkon që edhe kjo nismë t’i nënshtrohet një raundi konsultimi publik, duke kundërshtuar procedurën e ndjekur nga mazhoranca.Në komision, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se po e çon më tej atë që ai e cilësoi si dështimin e reformës territoriale të vitit 2014.“ Nga mazhoranca, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, deklaroi se procedura do të vijojë mbi projektligjin e paraqitur nga Partia Socialiste.“Silleni nismën tuaj, kur ta kemi në tavolinë do flasim. Ky komision do të vijojë me shqyrtimin e projektligjit të sjellë nga Partia Socialiste”, u shpreh Manja.Mazhoranca ndërkohë këmbëngul se do të vijojë me procedurën për variantin e saj me 46 bashki, ndërsa opozita kërkon që përpara miratimit të zhvillohet një tjetër proces konsultimi për alternativën me 100 bashki.





















