Rama: Ne e dashurojmë Europën, por Europa mos ta lërë në baltë Ballkanin Perëndimor, do të ishte dështim madhor

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën ndërparlamentare mes përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, se Europa nuk duhet ta lërë në baltë Ballkanin Perëndimor.“Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja. Ne patjetër debatojmë shumë gjëra këtu brenda në vendin tonë dhe çdo ditë kemi kapacitetin për të gjetur arsye, për mos të qenë dakord me njëri-tjetrin, qoftë edhe për hollësitë më të rëndësishme. Por për një gjë ne kemi rënë gjithmonë dakord, për faktin që duam të jemi pjesë e Evropës dhe që ne e dashurojmë Evropën. Nëse kjo ndodh do të lërë në baltë edhe vetveten. Nëse Europa do të lërë në baltë Ballkanin Perëndimor, atëherë nuk do jetë një dështim i thjeshtë për Evropën, por do jetë dështimi më madhor. Ka ide dhe situata të ndryshme psikologjike dhe sociale në vendet europiane, ku disa janë shumë të zellshëm që ta shohin që integrimi të ndodh dhe të tjerë ngurrojnë pak më shumë. Por shpresoj që të gjithë, pavarësisht zellit apo ngurrimit, të gjejnë rrugën për t’i dhënë botës dhe vetë Evropës një sinjal shumë të fortë. “Evropa duhet të gjejë momentin e Helmut Kol dhe të thotë: hajdeni të gjithë rreth kësaj tavoline. Pastaj se çfarë merr secili prej asaj tavoline, kjo varet pikërisht nga procesi që bazohet tek merita. Nuk mund t’i themi Ukrainës që gjithçka bëhet, por mund t’i themi asaj të vijë në tavolinë dhe pastaj jemi të gjithë të bashkuar si një Evropë. Nuk duhet të kujtohemi që jemi një Evropë sa herë ka një sulm, kur bie ndonjë pandemi, apo kur vjen ndonjë valë emigracioni të paligjshëm në Evropë. Në ato momente nevojitemi edhe neve në tavolinë sepse ja ku kalon rruga nga këtu.

Në konferencën ndërparlamentare mes përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, Rama u ndal te ecuria e Shqipëria në procesin e integrimit europian, ndërsa komentoi edhe zhvillime të aktualitetit politik.

Sigal

Rama komentoi të ashtuquajturin revolucion flamingo, ndërsa u shpreh se vendi po kalon atë që konsiderohet si revolucion i rritjes së pritshmërive.

“Kur flasim për këto momente në Shqipëri jam i sigurt që ju jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot. Edhe pse nuk jam i bindur nëse do i gjeni, apo nuk do jenë aq të bukura sa duken nëpër fotot në Instagram që shpërndahen nga kolegët tuaj. Por po i referohem atyre sepse ky është shembulli më i mirë i këtij momenti që po kalojmë në Shqipëri”, tha Rama.