Pema e Krishtlindjeve është pjesa më e bukur e festave të fundvitit. Dekorimi i saj shpesh herë mbledh gjithë familjen së bashku për të vendosur zbukurimet shumëngjyrëshe. Një pjesë e juaja mbase e kanë vendosur pemën në shtëpi, ndërsa të tjerë do e vendosin ditët në vazhdim. Ka disa mënyra për të dekoruar pemën e Krishtlindjeve, por kjo që ne do ju pasqyrojmë është një nga më të thjeshtat dhe më argëtueset.

Vendos dritat të parat

Zgjidh drita që shkojnë me ngjyrën e pemës suaj. Niseni shpërndarjen e tyre nga maja e pemës deri në fund duke i rrotulluar derisa pema të jetë e mbuluar e gjitha nga dritat.

Vendos zbukurimet

Nuk ka një rregull specifik për të vendosur zbukurimet në pemë. Përgjithësisht është mirë që të zgjidhni ngjyra të njëjta ose të përafërta që pema të duket e rregullt. Rëndësi ka të ketë dekorime në të gjithë pemën, pjesa tjetër lidhet vetëm me preferencat tuaja.

Përdorni boçet e pishave

Nuk ka rëndësi madhësia e tyre, boçet e pishave përveçse janë fatsjellëse janë edhe shumë të bukura dhe krijojnë imazh fantastik të pemës. Shpërndajini në të gjithë hapësirën dhe do ta shikoni rezultatin fantastik.