Shiten në eBay pajisjet e hakimit përdorur nga policia

400
Sigal

Një pajisje hakimi e përdorur nga agjencitë ligzbatuese për të marrë të dhënat nga telefonët shitet në eBay për 100 dollarë.

Agjencitë federale në SHBA dhe vende të tjera në botës, përfshirë departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe FBI-në, zakonisht shpenzojnë 15,000 dollarë në një prej modeleve Universal Forensic Extraction Device të Cellebrite, megjithatë versione më të vjetra të dorës së dytë i gjeni në internet.

Mesa duket policia ka shitur apo nxjerrë jashtë përdorimi disa prej pajisjeve të cilat mund të kenë përfunduar online raportoi Forbes.

Më shqetësues është fakti se një hulumtues sigurie i quajtur Matthew Hickey kishte blerë disa UFED në eBay dhe gjetur në to detaje për telefonët që agjencitë ligjzbatuese kishte kontrolluar dhe çfarë lloje të dhënash ishin marrë.

Ndërsa ai vendosi të mos hynte më thellë, u shpreh i sigurtë se po të donte do të kishte gjetur edhe të dhëna personale si foto, kontakte dhe mesazhe.

Hickey gjeti se disa prej pajisjeve të aksesuara nga UFED ishin prodhuar nga Samsung, LG, ZTE dhe Motorola. Megjithatë ai tha se nuk kishte arritur të thyente dot iPhone e vjetër.

Mesa duket zyrtarët kanë filluar të shesin UFED të vjetër të cilët nuk aksesojnë telefonët me sisteme operative të fundit të iOS dhe Android.

Modelet e fundit mund të aksesonin edhe iPhone me iOS 11. UFED përdor dobësi të njohura në sistemet operative të Apple dhe Google për ti aksesuar. Pajisjet e Cellebrite vjetërohen me përditësimin e sistemeve operativ.

Kompania raportohet të ketë dërguar paralajmërime konsumatorëve që të shkatërrojnë UFED që nuk i përdorin më dhe termat e përdorimit nuk i lejojnë klientët ti shesin UFED, raporton PCWorld.