Samsung Galaxy S10 – Perfeksioni Android

566
Sigal

Më në fund Galaxy S10 është në shitje, me një dizajn tërësisht të ri dhe me plot funksione novatore duke përfshirë sensorin e njohjes së gishtërinjve në ekran, kamera të trefishtë dhe ekranin Infiniti-O.

Padyshim Samsung Galaxy S10 është telefoni më i mirë Android që mund të gjeni në treg. Ai zotëron një ekran OLED, një kamera të fuqishme dhe mjaft funksione të tjera. Ndaj besojmë që paketa që Samsung ju ofron këtë herë është e parezistueshme.

Shumica e kompanive që prodhojnë smartfonë i mbajnë funksionet më novatore për smartfonët e tyre më të shtrenjtë dhe më të mëdhenj, po jo Samsung. Linja e re e Samsung Galaxy S10 paraqet tre telefonë fantastikë me performancë të shkëlqyer për smartfonë të nivelit të parë.

Prezantimi i ekranit AMOLED Dinamik

 

Galaxy S10 është ndërtuar me ekranin më të mirë deri më sot nga Samsung, që ështe dhe i pari ekran në botë AMOLED Dinamik. Si celulari i parë i certifikuar HDR10 +, ekrani sjell në jetë përmbajtjen digjitale dhe falë hartimit dinamik të tonit, do të shihni një gamë më të gjerë ngjyrash për një pamje të shkëlqyer dhe realiste. AMOLED-i Dinamik i Galaxy S10 është gjithashtu i certifikuar nga VDE për ngjyrat e gjalla të ndritshme dhe kontrastin e jashtëzakonshëm për ngjyra me të zeza më të thella dhe ngjyra të bardha me të shndritshme.

Verifikuar dhe nga DisplayMate, ju do të mund të shijoni ngjyrat jashtëzakonisht të sakta në një telefon celular- madje edhe nën rrezet e forta të diellit. Për më tepër, AMOLED Dinamik zvogëlon dritën blu falë ekranit për Komfortin e Syrit të çertifikuar nga TÜV Rheinland, pa kompromentuar cilësinë e figurës ose shtuar filtra.

Si rezultat i një procesi inxhinjerik inovativ, Infinity-O Display unik i Galaxy S10 paketon një sërë sensorësh dhe teknologji të kamerës në vend të vetëm – kështu që ju mund të shfrytëzoni maksimalisht ekranin tuaj pa shpërqëndrime.

Ekrani AMOLED Dinamik i Galaxy S10 gjithashtu ka të parin skaner ultrasonik për gjurmët e gishtave që lexon konturet 3D të gjurmës tuaj fizike – jo vetëm një imazh 2D të tyre – për një mbrojtje më të mirë ndaj imitimeve. Me çertifikimin e parë të FIDO Alliance për Komponentët Biometrikë në botë, ky autentifikim i biometrikës i gjeneratës së ardhshme ofron mbrojtje të ngjashme me një kasafortë për të mbajtur pajisjen tuaj të sigurt.

Një kamer e kategorisë profesioniste

Duke u nisur dhe nga lidershipi i Samsung-ut me kamerat e para Dual Pixel dhe Dual Aperture, Galaxy S10 prezanton teknologjinë e re të kamerës dhe inteligjencën e përparuar që e më bën të lehtë kapjen e fotove dhe xhirimeve fantastike:

Lente ultra të gjëra: Për hërë të parë për Serinë S, Galaxy S10 ofron një Lente ultra-të gjërë me një kënd prej 123 gradësh fushëpamje , ashtu si syri i njeriut, në mënyrë që të mund të kapni çdo gjë që shikoni. E përkryer për fotografi mbresëlënëse të peisazheve, panorama të mëdha, madje edhe për të kapur një portret të plotë të familjes së madhe, këto lente ultra-të gjëra sigurohen që ju të kapni tablonë e plotë.

Regjistrimi i videove tëpër të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë: Galaxy S10 ofron regjistrim super të qëndrueshëm me teknologjinë e stabilizimit digjital. Nëse jeni duke kërcyer në mes të një koncerti të mahnitshëm ose duke u përpjekur të regjistroni çdo detaj të një udhëtimi me biçikletë me në një rrugë plot gropa dhe gunga, Super Steady ju lejon të kapni momentin. Të dyja kamerat e përparme dhe të pasme mund të xhirojnë me cilësi të lartë deri në UHD dhe për herë të parë kamera e pasme ju jep fleksibilitet për të regjistruar në HDR10 +.

Së fundmi Samsung Electronics njoftoi se kamerat e Galaxy S10 5G kanë marrë vendin e parë në renditjen e kamerave nga DxOMark. DxOMark është një standard i besueshëm i testimit të pavarur për cilësinë e imazhit të kamerës së smartfonëve. Duke përdorur protokolle rigoroze të testimit, DxOMark ju  mundëson konsumatorëve një vlerësim të paanshëm dhe të besueshëm për performancën dhe cilësinë e kamerës së smartfonëve.

 

Karakteristikat Inteligjente të Performancës

Galaxy S10 është ndërtuar me harduer premium dhe softuer të bazuar në inteligjencën e pajisjeve të cilat punojnë në vendin tuaj. Nga aftësitë fringo të reja për ndarjen e fuqisë deri në përmirësimin e performancës me anë të AI-së dhe Wi-Fi-së Inteligjente, Galaxy S10 është pajisja më inteligjente e Samsung deri më sot, si nga brenda dhe nga jashtë.

Wireless PowerShare: Samsung prezanton Wireless PowerShare në Galaxy S10, duke bërë të mundur që të karikohen me lehtësi telefonat smart me çertifikim Qi si dhe pajisje të përputhshme të cilat mund të përdoren si aksesorë. Përveç kësaj, Galaxy S10 është i aftë të karikojë veten dhe një pajisje të dytë në të njëjtën kohë nëpërmjet Wireless PowerShare, në mënyrë që të mos keni nevojë të merrni me vete karikuesin e dytë në udhëtimet tuaja.

Performanca inteligjente: Softueri i ri AI në Galaxy S10 automatikisht optimizon baterinë, CPU-në, RAM-in, madje dhe temperaturën e pajisjes bazuar në mënyrën se si e përdorni telefonin dhe vazhdon të mësojë dhe të përmirësohet me kalimin e kohës. Duke shfrytëzuar aftësitë AI, Galaxy S10 gjithashtu mëson se si e përdorni pajisjen tuaj që të jetë në gjendjë për të lançuar aplikacionet më të përdorura më shpejt.

Wi-Fi Inteligjente: Galaxy S10 vjen me Wi-Fi Inteligjente që lejon një lidhje të pandërprerë dhe të sigurt duke kaluar automatikisht midis Wi-Fi-së dhe LTE-së, si dhe duke njoftuar për lidhjet Wi-Fi potencialisht të rrezikshme. Galaxy S10 gjithashtu mbështet standardin e ri Wi-Fi 6, duke bërë të mundur që performancë më të mirë Wi-Fi kur pajisja lidhet më një router të përputhshëm.

Rutina Bixby: Në Galaxy S10, Bixby automatizon rutinën tuaj dhe ofron rekomandime të personalizuara për të lehtësuar jetën tuaj. Me rutinat e paracaktuara dhe të personalizuara, siç janë ato  për ngarjen e makinës dhe ato para gjumit, të cilat përshtaten sipas zakoneve tuaj, Galaxy S10 i bën gjërat më të thjeshta  duke zvogëluar automatikisht nevojën per komandimin e pajisjes dhe duke ju kursyer kohë.

Një epokë e re e lidhjes 5G

Ashtu siç bëri me 2G, 3G dhe 4G, Samsung po kryeson me 5G-në, për të cilën po punon me shpërndarësit më të mëdhenj për të zhvilluar dhe vendosur teknologjinë e rrjetit 5G. Tashmë, Samsung po sjell fuqinë e 5G në duart e konsumatorëve me Galaxy S10 5G, telefonin smart të parin e këtij lloji nga Samsung. Me Galaxy S10 5G, konsumatorët në një rrjet 5G mund të shkarkojnë një sezon të plotë të një shfaqjeje televizive në vetëm disa minuta, të luajnë lojëra me grafike të pasur pothuajse pa asnjë vonesë, të shijojnë eksperienca të përmirësuara të VR dhe AR dhe të qëndrojnë në kontakt me miqtë dhe familjen me anë të video-thirrjeve në kohë reale 4K. Për të përfituar plotësisht nga lidhja 5G, Galaxy S10 5G ka ekranin më të madh të serive Galaxy S, Infinity-O Display 6.7-inch; kamerën për të kapur imazhet në 3D për të fuqizuar fokusin e videove live dhe funsionet e matësit; si dhe mundësohet nga 4,500mAh me karikim super të shpejtë në 25W.