Kujdes! Si survejoheni në WhatsApp: Shpërthen skandali, kompania bën thirrje

656
Sigal

Hakerat kanë mundur të instalojnë në distancë një softuer për të mbikëqyrur aplikacionin e mesazheve, WhatsApp. Skandali ka pushtuar faqet e para të mediave ndërkombëtare. Kjo tregon se rrjeti i madh i komunikimit është ndjeshëm i cenueshëm nga jashtë.

WhatsApp, një kompani në pronësi të Facebook, tha se sulmi shënjestroi një numër të caktuar përdoruesish dhe se ishte orkestruar nga një aktor kibernetik i avancuar.

Të hënën, WhatsApp u bëri thirrje 1.5 miliard përdoruesve të saj që të përditësojnë aplikacionin si një masë sigurie.

Por si përdorej ky softuer? Hakerat përdornin funksionin e telefonatave zanore të aplikacionit. Edhe nëse nuk i përgjigjesh telefonatës, softueri është instaluar dhe telefonata zhdukej nga regjistri i thirrjeve.

Pasi kompania e zbuloi shkeljen, informoi së pari zyrtarët amerikanë të Departamentit të Drejtësisë.

Por kush qëndron pas këtij softueri? Bëhet fjalë për NSO Group, një kompani izraelite, të cilës i referoheshin në të shkuarën si një tregtare e armëve kibernetike.

Softueri i saj, Pegasus është në gjendje të mbledhë të dhëna intime nga një pajisje e shënjestruar.

Në një deklaratë, ky grup tha se qëllimi i teknologjisë së tyre është që të mbledhë të dhëna me qëllim lufton ndaj krimit dhe terrorit.

WhatsApp tha se nuk është në gjendje akoma që të tregojë se sa përdorues janë prekur nga ky moment cenueshmërie.