“CIA di çdo gjë për ju” / WikiLeaks lajme të këqija për përdoruesit e Iphone

548
Sigal

Në deklaratë e bërë nga WikiLeaks,  thuhet se teknologjia e krijuar nga CIA është projektuar për t’u instaluar fizikisht në iPhonët e rinj.

Në deklaratë  thuhet: “Është e mundur që shumë prej sulmeve të CIA-s në aspektin e qasjes fizike të jenë përdorur për të infektuar prodhimet e kompanisë në fjalë”.

“WikiLeaks”, pretendon gjithashtu se CIA-s disponon aftësinë për të vënë në përdorim kode nëpërmjet një USB-je, kur një kompjuter Mac është në proces hapjeje. Kjo lejon që përdoruesi të anashkalojë fjalëkalimet dhe të ngarkojë programin e hakerimit.

Në një deklaratë të mëparshme të bërë nga “WikiLeaks” u hodhën dyshime se publikimi i disa  informacione mbi një program të madh hakerimi, mund të ishte  përdorur nga CIA.

Në dokument pretendohej se CIA është e pajisur me programe hakerimi që ndërhyjnë në sistemet e shteteve të tjera, përfshirë Rusinë, që mundëson lënien e “gjurmëve të rreme digjitale” për të çorientuar hetuesit.