Suplementi Pena Shqitare/ Ismail Kadare: Babai

548
Sigal

Ai erdhi në mbrëmje i pirë
afër vatrës u ul, u step.
Kasketa e vjetër, e nxirë,
gazeta e ditës në  xhep.

Pse kish pirë nuk e tregoi
nëna tha: “Ku ta dish!”
dikush vjershat e djalit të madh
në gazetë kritikuar kish.

Në klub plot potere të tymtë,
në gazetë i treguan një vend
dikush i kish thënë: “vate
dhe puna e djalit tënd!”

Për vjershat e djalit s’kish pasur
të veçantë interesim…
sonte ish herë e parë
në klubin e vogël plot tym.