Suplementi Pena shqiptare/ Zef Serembe-Fytyra e saj  

801
Sigal

 

Si vajza ime e bukur s’ka asnjë
e prerë, e hollë si kumbull drejt më rri
Kur ecën shkon si zog e mbase më
zërin e saj ngre plot harmoni.

I ndan flokët në mes e rrethas vë
gërshetin që i shkëlqen krejt në të zi
i feks ballin që rreze zë
si gryka e detit në agim-n e ri.

Të zezë e tërë mend e mall të thellë
sytë e saja shkëlqejnë më se hënë
në mes faqes i qesh hunda e hollë.

Ka buzët si merxhan është faqe hollë
dorën dhe zverkun si alabastër vënë
Edhe kur qesh sikur të ngre në qiell.