Suplementi Pena Shqiptare/ Zaho Vasili: Engjëlli që mundi djallin

586
Sigal

Njeriu kur lindi, brenda tij qëndronin,
Rriteshin në bark, engjëlli dhe demoni,
Kur në bark lëviznin demoni qe pranë,
Që nga çasti i ngjizjes. Engjëll ti të thanë.

Engjëlli kish binjak demonin kur doli,
Doli vet i pari i dyti, demoni,
Luftë e kacafytje të zhduken së gjalli,
Engjëlli të mbytej dhe të rronte djalli.

Lufta më nuk priste secili për vete,
Demoni të vdiste engjëlli të mbetej,
Dhe lufta nuk pyeti, shkuan mijëra vjet,
Po secili mbeti në sinor të vet.

Është dy herë engjëll, ne gjetëm një mik,
Engjëll është në emër, engjëll është në shpirt,
Djallit brenda vetes,dy engjëj çdo ditë
I hedhin litarin, e shtrëngojnë në grykë.

Brenda tij s’rron djalli, djallin s’do ta mbajë,
Po dy engjëll mali, te Ëngjëll Musai,
Një engjëll në emër, një engjëll te shpirti,
Në u ngjalltë djalli, dy engjëjt e mbytin…