Suplementi Pena Shqiptare/ Vullnet Mato: Intimitet në fshehtësi të rreptë

593
Sigal

Ata që gabuan në zgjedhjen bashkëshortore

 

Ai:
Dashurinë tonë e dimë vetëm unë e ti,
fshehtësinë e ruan vet qielli, në thellësi.
As sekretet në Kremlin apo në Pentagon,
s’janë si sekreti ynë, që askush s’e zbulon…

Ajo:
Dashuria top sekret, që fsheh ti me mua,
S’i lë asnjë gjurmë, burri tim e tëndes grua.
Ne s’bëjmë telefonata, as mesazhe intime,
dërgojmë veç sinjale, nëpër tela vetëtime…

Ai:
Ti si kometë e bukur, afrohesh pa ndriçim,
dhe vërtitesh çdo çast, brenda trurin tim.
Trajektoren tonë, askush në botë s’e di,
as hëna, kur pa dritë takohemi në dashuri.

Ajo:
Çastet intime, ne s’i kemi si të tjerë,
ngjitemi sqep më sqep, si zogjtë nëpër erë.
Buzët e tua thërras, në çdo gjethe peme,
ti, sytë e mi kërkon, në çdo pikë çezme…

Ai:
S’dimë pse puthjet i kemi kaq të shijshme,
megjithëse lidhja jonë është e paligjshme!
Lidhja e parë s’duhej bërë, për trajtat fizike,
se zemrat lidhen si yjet, me rreze kozmike….

Ajo:
Tani për ndarje, as mos mendo premtime,
se këputen ca zinxhirë, që tringëllojnë dhimbje!
Ndaj do vuajmë sekretin, e nxitimit në rini,
duke shijuar hajdutçe, nga pakëz dashuri…