Suplementi Pena Shqiptare/ Vullnet Mato: Bimbashët e sotëm

617
Sigal

S’na u ndanë pasardhësit
e Bimbashit turk,
si duket ai la farën, 
të na mbijë në kolltuk!

Në Arbëri të sundojnë,
halldupët shekullar,
kur koha ndryshon,
të mbetemi mesjetar.

Me arapçi të gatshëm,
për sherr të madh,
më gënjeshtar që shesin
sapunin për djathë.

Me mendjen te kamxhiku,
dorën te paratë,
gojën te dreka-darkat,
me syrin te gratë.

Ky vend, ka mendje,
me diell dritëdhënës,
por s’i lënë të ndrisin
bimbashët e gjysmë hënës.

Deri kur do mbijnë filizat,
e Bimbashit të Turqisë,
të lëshojnë rrënjë në trollin
fatkeq të Arbërisë?!…