Suplementi Pena Shqiptare/ Vojsava Nelo: Meditim

563
Sigal

4 Korrik, 243 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA.

Meditim

 

Nuk e di sa luftë është bërë,

por e di se është luftuar shumë.

Eci Bostonit të bukur e të qetë

dhe s`e di se nga më vjen kjo zhurmë?!

 

Këto troke kuajsh, këto krisma,

këta burra që luftojnë për pavarësi.

S’di se nga më vinë, s’di se si i shoh,

ndërsa bëjnë dhe shkruajnë histori.

Këtë Boston që gëzoj unë sot,

e mahnitur, me pak lot në sy.

Duke u përulur me nderim të plotë,

për ata që bënë dhe shkruan histori.

S’di se si i ndiej, si më vinë kaq pranë,

ndërsa shëtis me tim Bir në krah.

…Troku që u shua,

zëri që u fik,

është vetëm njëri nga ata…

 

Që ndërtuan ëndrrën e botës,

këtë vend të lirë e të begatë.

Ketri i vogël luan në një kopsht,

si në një perandori të artë!

 

Të bekuar qofshi o heronj!

O ju Njerëz, që nuk jeni më!

… Ç’është ky trok i fortë që më ndjek?!

Kjo betejë e ashpër?!

Ç’është ky zë…?!

Përballë memorialit  që u është kushtuar Burrave që nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, 1776.  

 *Poezia eshte botuar ne librin “Muzgjet e Bostonit”, 2018.