Suplementi Pena shqiptare/ Vojsava Nelo-Botë cicëri

464
Sigal

Zogjtë e vegjël s’kanë frikë nga unë.
Nuk tremben, nuk ikin, rrinë aty.
Ndërsa unë eci gjithë zhurmë,
ata s’ngjiten lart në kaltërsi!
Rrinë aty, nuk ikin për çudi.
Nuk kanë frikë nga unë këta vocrakë.
Më vjen t’i marr e t’i struk në gji
dhe gjithçka që duan

t’ua jap!

Zogjtë e vegjël mbledhur kokë më kokë,
që çukisin trotuarin me furi
oh, sikur t’i merrja në pëllëmbë të dorës
dhe t’i thosha botës:
– Botë, cicëri!

Dhe t’i thosha botës… bëj hapin e parë,
zogjtë përplasën krahët me shpejtësi!
Unë bërtita fort,

gjer në kupë të qiellit,
botë, moj botë, botë: cicëri!

Tiranë, 2010