Suplementi Pena Shqiptare/ Vladimir Muça: Gjyqet

508
Sigal

Mbi çekiçin e drunjtë
Drejtësia zvarget si bollë,
Apo si tymi i llullës
Në gjyqin e Pavël Korçaginit.

Në dosjet e zvrdhura
Paraja zuri vend
Me xhokën e zezë të një gjëme;
Mbi kokat e gjyqtarëve
Emblema e drejtësisë
Vjel fjalët e kazanëve.

Pas hekurave
Nata e gjatë e gjyqeve,
Rrugëve qentë e matrikuluar
Grinden në impotencën e ndërzimeve.

Fusha e orës Bashkisë
Shkëlqen në fërgëllime:
Kush i kurdis akrepat
Si kryqëzimi i Krishtit
Në këto gjyqe?…