Suplementi Pena Shqiptare/ Vittorio Sgarbi: Mënyra e Gjergji Metës për të bërë art të prek dhe lulëzon

Albert Z. ZHOLI

Piktori i mirënjohur Gjergj Meta “Xhoxho”, mbrojti diplomën me pikturë me sipërfaqe 120 metër katrorë

Piktori Gjergji Meta, në vitin 2002 mbrojti diplomën në Akademinë e Arteve të bukura, me pikturën e varur në fasadën e godinës me stil neoperandorak me sipërfaqe 120 metër katrorë, Nisi rrugëtimin si piktor profesionist duke afirmuar emrin e artit, “Xhoxho”. Merr pjesë me pikturën “Ikja” (shumë aktuale sot me sipërfaqe 18 metra katrorë), në ekspozitën ndërkombëtare Onufri në GKA. Vazhdon me tjetër ekspozitë, ndërkombëtare në GKA “Pavarësi”, dhe po aty me pjesë në ekspozitën për “Skënderbeun”. Pastaj në Galerinë e Vogël me pedagogët e Akademisë së Arteve. Ndërkohë realizon 3 ekspozita personale, në Sarandë 2006 dhe 2008 dhe në Tepelenë në vitin 2008 . Hap studion e tij në Tiranë duke realizuar me qindra piktura që ndodhen në Shqipëri dhe gjithandej botës. Merr pjesë disa herë në ekspozitën, “Pranvera”, si dhe ekspozitat të përbashkëta në MHK. Në vitin 2013 çel ekspozitën e rëndësishme personale me 40 punë të formatit të madh “Transformers”, ritmikisht ekspozon në MHK, në vitin 2017, hap tjetër ekspozitë personale “Si një kafe” me 76 punë të realizuara gjatë një viti. Nga viti 2016- 2017 merr pjesë në 22 ekspozita ndërkombëtare, vlerësuar nga kritikët më në zë në Itali, Vittorio Zgarbi, Paulo Levi, Daniele Radinni Tedeschi, Federico Caloi, Sandro Serradifalco, Jean Charles Spina, Elena Ciccetti, Georgio Grasso etj. Së fundmi, më 28 dhjetor 2017 çeli kspozitën,”Urban vjeshte” me 18 piktura në 18 ditë, në hollin e Tëinner Toëers Tiranë.

Më poshtë po botojmë analiza kritike për veprat e tij pjesëmarrëse në ekspozitat ndërkombëtare: 

Studio Art Firence me Vitoro Sgarbin “Udhëtmi vazhdon: 100 x 100 vaj
Mënyra e tij për të bërë art të prek dhe lulëzon në një kombinim të padiskutueshëm të aftësive dhe harmonisë teknike, duke i liruar ato emocione të pasurisë së tij të brendshme. Një falënderim të pafundmë, që pasurove dhe ushqeve, mbi të gjitha, mendjen dhe zemrën e atij që vëzhgon, duke stimuluar një kuptim që synon të shkojë më tej dhe na fton për ta parë atë vlerë universale të bukurisë, nëpërmjet 'Artit që i vë të gjithë dakord dhe nuk vdes kurrë.

Vittorio Sgarbi 

Gjergji Meta është një mjeshtër i modernizmit të madh, por para së gjithash ai është një person i pajisur me një ndjenjë të madhe të vëzhgimit. Analizon,vëzhgon mendon dhe duke studiuar se çfarë e rrethon atë çdo ditë është ushtrimi i ndjekjes së vazhdueshme. Imazhet ndjekin njëri-tjetrin dhe në mendjen e tij krijojnë filma imagjinarë nga e cila vetë mjeshtri nxjerr fotograme që bëhen më vonë pastaj pikturat e tij. Ngjyra është punuar nivel pas niveli në një vazhdimësi të vazhdueshme që i jep kompozimeve një tre dimensionet të papritur. Intuita për të bërë kaos poetik, furinë e qytetit ", bën qe Meta bëhet një tregimtar modern i jetës, një transmetues qe refuzon fjalët për të komunikuar me anë të shenjës, reflektimeve, turbullira të vëna në zjarr, bëjnë dinamike rrugëtimin e tij piktorik që rrit një “origjinalitet intensiv ndaj shpirtit të tij, një aftësi”'për të vëzhguar dhe për të marrë më shumë unike se e rrallë. Fuqia për të nxjerre frymëzim nga normalja është një avantazh i madh që artisti me shkathtësi përdor në favor të tij duke nxitur aktivitetin e tij nëpërmjet përdorimit, jo vetëm të ngjyrave të vajit por edhe të materialeve të tjera, atë që punon vepra të ndryshme, por të njëjtën identitet natyral.

Sandro Serradifalco 

Një shembull intensiv i kubizmit ku përzihet stili tipik i mjeshtrit Gjergji Meta, që me spatul me ngjyra të ngarkuara emocionalisht shfaq intensitet krijues, duke vënë në dukje nevojat e tij , duke kanalizuar mendimet me anë të pikturës, shpreh maksimalisht unin nga këndvështrimi i tij. Në përgjithësi kompozimi me nota harmonike lirike, tregojnë një prirje në përballje me një art poetik, i cili rishkruan me gjuhën formale bashkëkohëse duke i dhënë drite dhe shkëlqim.