Suplementi Pena Shqiptare/ Vdekja është kurrgjë

459
Sigal

H.S.Holland

Poezi e shqipëruar nga  Klodeta Dibra

Vdekja është kurrgjë.
Kam veçse shkuar matanë:
sikur të isha fshehur në odën përbri.
Unë jam gjithnjë unë e ti je kurdoherë ti.
Ajo që ishim më parë

për njëri-tjetrin, jemi ende sot.
Thirrmë me emrin që përherë

më ke quajtur, me emrin e zakonshëm;
folmë me po aq përzemërsi siç gjithnjë ke bërë.
Mos e ndrysho tonin e zërit, mos merr pamje

hijerëndë apo të trishtë,
vazhdo të qeshësh me

atë çka na bënte të qeshnim,
Për ato vocërrima që aq shumë na pëlqenin
tek rrinim tok.
Falu, buzëqesh, mendomë!
Qoftë emri im fjala e

zakonshme e kohës më parë:
Kumtoje pa më të voglën gjurmë

hije apo trishtimi.
Jeta jonë ruan gjithë kuptimin

që kaherë ka pasur:
është po e njëjta, është

vazhdimësi që nuk këputet.
E përse duhet të jem jashtë

mendimeve e kujtesës tënde,
vetëm sepse ti nuk mund të më shohësh?
Nuk jam larg, jam matanë, mu pas qoshkut.
Bindu, çdo gjë shkon mirë.
Do të rigjesh zemrën time,
do të rigjesh butësinë e dëlirë.
Fshiji lotët e tu dhe mos qaj më,

nëse më dashuron:
buzëqeshja jote është qetimi im