Suplementi Pena Shqiptare/ Vath Koreshi: S’është e thjeshtë të dish të bësh

426
Sigal

Shpesh ti s’di se ç’bën, e dashur!
Ç’doje që ishe ngritur si në ethe,
ç’doje që vije ashtu tek unë?
Kishe këputur ca lule në kopsht,
kishe ndërruar tualet

e krehje flokësh,
kishe marrë me vete

dy sy të shndritshëm plot mall.
Në jakën e xhaketës

në vend të një luleje,
kishe vënë një sqep skifteri xanxar.
Ah, s’ishe as grua,

as vajzë e vogël atë çast,
ishe një hutim plot ditë e gaz.
Ishe një shpirt i mbushur me frikë,
një zemër drithëruese

me natë e me dritë.
Eja pra, të thashë,

mbështetma kokën tani,
mbushmi supet

me ujëvarën e flokëve,
dhe puthmë nëse erdhe

për të më puthur,
dhe çelma shpirtin,

nëse erdhe për të ma çelur.