Suplementi Pena Shqiptare/ Vasil Tabaku: Apologjia e lirisë dhe e vërteta e madhe e Kosovës

605
Shënim për romanin “Prapa kurrë më” të shkrimtarit Tyran Prizren Spahiu

Të japësh gjithçka për lirinë, për integritetin dhe paqen, të japësh rininë, vetveten dhe dashurinë për të vërtetën dhe ëndrrën e madhe për paqen…Kjo është pak a shumë edhe motoja madhështore e romanit të shkrimtarit, poetit dhe studiuesit të mrekullueshëm Tyran Prixren Spahiu me titullin mjaft domethënës: “Prapa kurrë më…” Padyshim, që i gjithë romani është një apologji e vërtetë e lirisë dhe paqes së Kosovës. Shkrimtari Tyran Prizren Spahiu, ka marrë përsipër të japë një mesazh të madh për të gjithë kombin nëpërmjet faqeve të romanit të tij dyvëllimësh “Prapa kurrë më” Autori sjell në vëmendjen e lexuesit një kohë mjaft të vështirë nën diktaturë, një kohë kur liria ishte e lidhur në vargonj dhe paqja ishte thjesht një simbol i largët dhe i paarritshëm për shqiptarët në Kosovë por edhe për shqiptarët në Shqipëri. Qëllimisht autori nuk sjell asnjë përqasje gjeografike se ku ndodhet Deti, qyteti që lëngon nën pushtetin despotik diktatorial komunist, ne shpesh sjellim në vëmendjen tonë kur lexojmë librin herë Shqipërinë dhe herë Kosovën, KosovëShqipëria e Tyran Prizren Spahiut është atdheu i tij i shenjtë me vlera unikale dhe me një dashuri të rrallë magjike dhe plot forcë e ditë të brendshme me një patos te fuqishëm paqeje dhe ëndrrash për demokraci të vërtetë. Autori jo pa qëllim personazhin qendror e ka emëruar Skëmb Malësori, nocion ky që ka një ngarkesë të lartë emocionale dhe mitike. Padyshim që ngjarjet tronditëse zhvillohen në një terren shqiptar ku siç dihet historikisht është lindur dhe zhvilluar “Eposi I Kreshnikëve” një nga krijimet mitike më të mëdha botërore me forcë të rrallë krijuese dhe qëndrese, një krijim oral i fuqishëm dhe mjaft domethënës për kombin e mrekullueshëm shqiptar, ku qëndresa, heroizmi dhe lufta mitike për liri është nga më madhështoret dhe tronditëset, e cila ka mahnitur gjithë lexuesin botëror dhe gjithë opusin krijues ndërkombëtar. Tyran Prizren S[ahiu, duke u mëkuar që në fëmijëri me qumështin mitik të Eposit të Kreshnikëve, pa dyshim që ka kultivuar Brenda vetes një mit ë ri modern, të cilin e shpërfaq me mjaft art dhe mjeshtëri krijuese në romanin e tij dyvëllimësh “Prapa kurrë më”. Një roman mjaft i realizuar dhe i suksesshëm, me një tipologji dalluese shqiptare, me një dramë tronditëse dhe mjaft tragjike që ushqen me dhimbjen, dinjitetin dhe qëndresën e vet rrënjët e lirisë së vërtetë. Këtu qëndron edhe forca tronditëse dhe bindëse e kësaj vepre mjaft tronditëse dhe të realizuar me shumë art dhe mjeshtëri krijuese, gjë e cila dëshmon për një krijimtari të elitë solide dhe me kërkesa mjaft të larta të autorit të njohur Tyran Prizren Spahiu.
Sigal