Suplementi Pena Shqiptare/ Vani Gjuzi, këngëtari më i kërkuar i 2017-s

318
Vani Gjuzi një nga këngëtarët më të kërkuar të vitit 2017 
Vani Gjuzi është këngëtar i mrekullueshëm dhe i talentuar që renditet si një nga artistët më të mirë të vitit vitit 2017. Koncertet e shumta si brenda dhe jashtë Shqipërie e kan berë Vanin të jetë një nga këngetarët më të kërkuar. Vani Gjuzi është këngëtari i muzikës popullore dhe të lehtë në Shqipëri. Talenti, pasioni, zëri me nota shumë të ngrohta muzikore e kanë bërë Vanin një prej artistëve dhe këngëtarëve më të dashur sot për sot për publikun. Vani ka një karrierë shumë të gjatë muzikore dhe bashkëpunime të shumta. Gjatë vitit 2018 Vani ka një agjendë shumë të ngjeshur me koncerte dhe jo vetëm, por edhe projekte muzikore që do të vazhdojë me këngëtarët më të mirë të momentit. Viti 2017 mund të themi me plot gojën që ka qenë një nga vitet e suksesit për këngëtarin e mrekullueshëm Gjuzi. Këngëtari Vani ka një performancë të lartë në mënyrën e interpretimit gjë që ka bërë të mbajë pranë vetes shumë fansa. Të gjitha këngët e tij janë bërë HIT-e si brenda dhe jashtë Shqipërie, kudo ku ka shqiptarë. Vani renditet si një nga këngëtaret më të mirë si në balada, këngë të lehta dhe jo vetëm ,por edhe ato popullore. Disa nga këngët e këngëtarit Vani janë: “Kadal Kadal”, “Duhet të isha unë” ,”Oj Raki”, “Gani Beg Toptani”, “Zemrën ma ndalon”, si dhe shumë këngë të tjera të gjitha të mirëpritura nga publiku. Vani Gjuzi është këngëtar i preferuar dhe i kërkuar nga të gjitha grupmoshat, këtë gjë e kanë të treguar fare mirë klikimet e shumta ne programin You Tube. Vani premton për të gjithë fansat e tij që përgjatë gjithë vitit 2018 do të sjellë shumë projekte të reja, madje thekson që do jetë sa më shumë pranë fansave. Gjate vitit 2017 ai mori edhe një certifikatë mirënjohjeje për shtresat në nevojë duke kontribuar për fëmijët jetimë nga shoqata “Jetimi në Fokusin Tonë” sepse këngëtari Vani njihet si një nga artistët që bën shumë bamirësi duke ndihmuar shtresat në nevojë.