Suplementi Pena Shqiptare/ U ktheva të jap dorëheqjen

617
Fejton nga Hyskë Boroboja
Me mkun tim Ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në një nga shtetet e Evropës, kisha më tepër se një vit që s’ishim takuar. Prandaj sa mora vesh se zbriti në aerodromin ndërkomëtar “Nënë Tereza” të Rinasit, mora rrugën për ta pritur si mik të vyer. Si u përshëndeta e u përqafova më mall dhe i urova ardhen e tij shëndoshë e mirë në kryeqytet. Kisha dëshirë që të rrinim disa ditë bashkë, prandaj e pyeta se kur do të kthehej në detyrë.

-Nuk do të kthehem! – më tha me gjysëm zëri
Mbeta i shtangur e i çuditur për këtë vendim të tij të papritur, si ai që do t’i bjerë të mirës me shkelm
Kam ardhur të jap dorëheqjen e parivokueshme si Ambasador Fuqiplotë! – më tha prerë e i vendosur. 
Desha të dija arsyet e këtij vendimi, të papritur për të braktisur detyrën e ambasadorit. që gjithëkush do ta kishte zili.

-More miku im i mirë, – i thashë,- mos ke lajthitur për të marrë këtë vendim të pakthyshëm?! Apo s’ke punuar si e kërkon detyra dhe rangu i Ministrit Fuquplotë në përputhje me progrmin e qeverisë dhe ke ardhur të largohesh me dëshirën tënde, si i pazot për ta kryer këtë detyrë, përpara se të të largojnë. Apo mos ke marrë vesh se kryeministri tani në mandatin e dytë ka vendosur t’i fshijë si drejtorët e regjistrimit të pasurive apo drejtorë spitalesh që tani në mandatin e dytë të hiqen e të zëvendësohen me militantë të tjerë, që janë dalluar e janë bërë copë në zgjedhjet e fundit?!

-Por unë, i dashur mik, dhe shumë kolegë të mi s’mund të shtrembërojmë të vërtetën, ta bëjmë të zezën të bardhë e këtë të fundit të zezë, siç bën ndonjë leshko,, që katër vjet me radhë kanë marrë për çdo muaj rrogën e s’e kanë hapur gojën. Shteti ku jam dërguar Ambasador Fuqiplotë e shtetet e tjera, kanë një mal lajmesh e informime për të mësuar me hollësi situatën e vendit tonë, duke filluar që nga ekranet e televizorëve, valët e radiove e faqet e gazetave të shumta. Por ja që kryeministri ynë i nderuar dhe i respektuar, që shumë nga ne diplomatët i ka emëruar vetë ambasadorë pas vitit 2013-të, duke i etiketuar si intelektualë të thekur me vlera të veanta, si përfaqësues të ekonomisë e kulturës. Por çfarë të të mollois, o miku im i shrenjtë, kur dëgjova zotin kryeministër, që punën tonë e shërbimin katërvjeçar e shumëzon me zero, se ne s’paskemi qenë ambasadorë e Ministra fuqiplotë të vendit tonë në botë, por ca leshko, që qenkemi pasuruar e kemi bredhur nëpër shtetet e botës si turistë, se qenkemi pasuruar e plot epitetë të tjera që s’i ngre kandari. Sipas tij nuk e paskemi vënë ujn në zjarr për të sjellë invesitorë të huaj në Shqipëri, që të investojnë kapitalet e tyre, për të shënduar ekonominë, që ka marrë rrokullimën e ka mbetur në fund, jo vetëm të Evropës (ku duam të vemi), por edhe të Ballkanit. Por të lutem shumë, më thuaj si do t’ua mbushm mendjen invesitoreve të huaj të vijnë e të invetojnë në vëndin tonë, kur ekranet e televizorëve japin pamje nga vendi ynë të mbjella me kanabis nga Jugu në Veri, që seliten e mbrohen nga njerës me pozitë të lartë në shtet e në polici e që trafikohen nga “xhambazët” jo me qese, thasë apo kafshë në lëndina e në pyje, por me tonelata nga pikat doganore shtetërore apo nga skafet, që mbushin detin Adriatikk e Jonin. Si mund t’u mbushim mendjen invesitorëve të huaj, kur shqiptarët brktisin vendin se s’kanë mundësi për të jetuar, aq sa Shqipëria jonë zë vendin e dytë në botë, për sa i përket emigracionit. Çfarë t’u themi e t’u prezantojmë invesitoreve të huaj kur bandat e armatosura kanë pushtuar, jo vetëm vendin tonë, por edhe shtetet e botës. Si do na besojne ne ambasadorë e diplomatët bizesmenët e huaj, kur lexojnë statistikat e INSTAT-it, se vetëm gjatë vitit 2016 janë ndarë nga jeta me vrasje e vetëvrasje 320 qytetarë, pa llogaritur ata të këtij viti, nga dy e tre në ditë.

Në qoftë se thuhet se ambasadorët janë fajtore, se nuk kanë kryer detyrën për të sjellë invesitorë në Shqipëri, s’është vetëm faji i tyre. Po si mund ta prezantojë ambasadori vendin e tij për të sjellë invesitorë në Shqipëri, kur të gjithë e mbajnë mend se, jo shumë kohë më parë, erdhi një invesitor shumë i kamur, por mbeti sakat për gjithë jetën nga kopaçja e druri që provoi trupi i tij, ditën në drekë nga “banditët e kriminelët” (që s’janë të rallë në rrugët e vendit tonë) në rrugën që të çon në aerodromin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Eshtë për të vënë duart në kokë, kur qeveria “Rama 2”, tharjen e pemës ekonomike ua faturon degëve e fletëve, që çelin në pranverë e rrëzohen në vjeshtë. Ato e ndimojnë duke i dhënë oksigjen sa për të mbetur gjallë, por ato që e ushqejnë dhe e mbajnë të mos rrëzohet janë rrënjët e forta të qeverisë. Kur media u ngjir duke thënë se se kryeministri i zgjedhur për mandatin e dytë, e kishte fshirë nga lista e stafit të tij, shefin tonë të madh në Tiranë ai e vuri përsëri në listën e qeverisë “Rama 2”, duke i dhënë postin e ministrit të jashtëm edhe për katër vjet të tjera. Dhe me që kishte përvojë të pasur në këtë fushi i ngarkoi dhe ish-Ministrinë e Integrimit. Prandaj, i shumënderuari mik, për të githa këto arsye vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme si diplomat, ambasador dhe Ministër Fuqiplotë i akredituar në një nga shtetet e Evropës. 
Sigal