Suplementi Pena Shqiptare/ Theodhori Proko: Zoti të ruajttë, moj Shqipëri!

84

Flokët e lyer me brilantinë,
I kthyen djathtas në shesh të kokës,
Kollaret e kuqe si gjuhë lope,
Në blu i ngjyen sipas “modës”!

Atë që puthën e pështynë,
Ndërruan zakonin, me marifet
Dhe një mëngjes në vend të grushtit,
Na përshëndetën me dy gishta përpjetë.

Për çudi këtë lloj trilli,
E besuan edhe vetë,
“Zoti të ruajttë, moj Shqipëri!
Nga ky soj njerëzish “disidentë”.