Suplementi Pena shqiptare/ Teodor Keko-Lirikë

492
Sigal

Teodor Keko

Lirikë

Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull
Nga dashuria u ktheva sy
Xhind, bohem, djalosh i rregullt.

 

Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në diell unë fjeta gjatë,
Dhe s’u pendova që aq të desha,
Ndërmend e kam të të dua prapë.

 

Nga dashuria ditët e gjata,
Në buke i ktheva dhe gurë tespije,
Me to të gjallë e mbajta ndjenjën,
Me to sfidova ankthin në pritje.

 

Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë ne diell unë fjeta gjatëe
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prap.