Suplementi Pena Shqiptare/ Semela Lushka: Fjalët, që lan shiu

392
Sigal

Fjalët, epo mirë fjalët…

Si shi bien rrëmbyer mbi mua,

Jam bërë qull e asnjë strehëz nuk më qas,

Fjalët bien të qëllimshme të nxira,

Nxitoj rrëzohem po nuk shpëtoj,

Nga shiufjalë i tharë tatuazh mbi lëkurë.

Mbetën po fjalët

Si fraza të lagura gjuhëgjatësh.

Inatet krijuan ikona.

E para ishte fjala?

Dyshoj

Qeshja, klithma, pastaj fjala.