Suplementi Pena shqiptare/Selfo Allka-Proverba nga e gjithë bota

619
Sigal

     (S’ka rëndësi kush i ka thënë, rëndësi ka çfarë ka thënë …!)

     

      Dashuria dhe vdekja nuk kanë kufi…

 

      –  Kush shkruan për dashurinë, ka vulosur respektin më sublim për njeriun që ia dedikon atë.

      – Dashuria është si një llastik, që tërhiqet nga dy persona, nëse njeri e lëshon, tjetri lëndohet.

      –  Këshilla për vajzat:- Kur të dashurohesh, ulu, mendohu dhe i thuaj vetes, ruhu, mos gabo…

      – Bëhu ajo që të duan të gjithë, jo ajo që e kanë të gjithë

– Kur jeta pyeti vdekjen: “Përse njerëzit duan vetëm mua dhe ty të urrejnë?”, vdekja u përgjigj:

-Sepse ti je një gënjeshtare e bukur, ndërsa unë jam e vërteta e dhimbshme…!

– Kur flasim pak, themi shumë …

– Ndodh që kur flasim shumë, themi fare pak gjera të rëndësishme.

– Në jetë gjithmonë ka diçka që ja vlen të ecësh përpara.

– Mos qaj atë që do, por duaj atë që qan për ty.

      – Buzëqeshja jo gjithnjë shpreh lumturi, ajo mund të jetë edhe maska e dhimbjes tënde

– Të qenët perfekt është qenia ideale.

– Mos harroni familjen, ajo është mbi gjithçka.

– Nëse mundesh Ti pa mua, edhe unë mundem pa Ty.

– Nëse dikush fletë për ty prapa krahëve, do të thotë: – se ti je shumë përpara tij.

– Sytë janë pasqyra e shpirtit.

– Nëse nuk ke karakter, bukuria nuk ka vlerë…

      – Vajzat e bukura pëlqehen me sy, (shikim), vajzat e thjeshta pëlqehen me zemër.

      – Jeta nuk të jep kurrë siguri, të jep vetëm një mundësi

      – Mos ngatërro personaliteti tim me sjelljen që më imponon kundërshtar.  Personaliteti im shpreh       karakterin tim, kurse sjellja ime varet nga qëndrimi i kundërshtarit.

– Them atë që dua, bëj atë që them.