Suplementi Pena Shqiptare/ Sabrie Selimaj: Nga të tjerët më kot pret

597
Sigal

Sabrie Selimaj

Nga të tjerët më kot pret

Pa menduar, mos lësho fjalët,
Fjala ka peshë të rëndë, dihet
Me të gjithë s`mund t’i qash hallet
Se i keqi pas fjalës fshihet…

Jeta është një vatër e nxehtë,
bëj kujdes të mos digjesh…
fati shkruar është i fshehtë
përballë të papriturave gjendesh.

Dhe buzëqesh nga inati…,
dhe pse shpirti digjet zjarr,
mendja e lehtë: Kaq e pati
fjala e lëshuar nuk është zar.

Nga të tjerët kurrë mos prit,
fjalët e shumta të lënë pa fjalë,
njëri hidh e tjetri prit
gjymtyr thyer, shpresë vrarë…!