Suplementi Pena Shqiptare/ Sabrie Selimaj: KUJDES !

594
Sigal

Kujdes`kur flisni me zonja të rënda,

sipër kapelës u qëndron mendja,

flokët bërë topuz, ikin rëndë e rëndë…

mendja fluturake e lehtë sa një pendë!

Kujdes të shkretën, se dhe të godasin!

me fjalë të mëdha, ehh ç`të gajasin’

pika që s`u bie, sa shpejt që harruan,

sapo te (Nallbani) mbathën ”patkuan”

Kujdes kur flisni me zonjat të rënda…!

sa një kokërr gruri u peshon mendja,

kujdes kur flisni, dhe me zotërinë prapa,

pa mbaruar fjalën marrin zjarre si kashta.