Suplementi Pena Shqiptare/ Romani “Kronikat e Mejgullës” i Bashkim Hoxhës, nderohet në Prishtinë me çmimin “Rexhai Surroi” Më i miri për 2019

1072
Sigal

Në emër të jurisë së çmimit REXHAI SURROI, Majlinda Bregasi për romanin më të mirë 2019, ndër të tjera, u shpreh:
“…. është një roman që para së gjithash shquhet për gërshetimin e suksesshëm të realitetit me fiksionin, për elementin kyç të tij kuptimin e historisë, të bërjes, zhbërjes, ribërjes së saj, për demifistifikimin e kohës historike duke e zbritur atë në kohë thjesht kalendarike ku njerëzit zhvishen nga roli i historisë e marrin përmasa reale brenda trillit letrar. Ky roman shquhet për stilin, për gjuhën, për gjetje të organizimit strukturor të tij si dhe për tensionin me të cilin e mban lexuesin deri në fund, për ironinë e mprehtë ndaj mentalitetit kolektiv dhe për paraqitjen komplekse të personazheve e transformimin e tyre.
Romani që meriton cmimin është KRONIKAT e MEJGULLËS i autorit Bashkim Hoxha…”

Krijimtaria e Bashkim Hoxhës

Bashkim Hoxha është shkrimtar shqiptar i lindur në 1954. Ka krijuar disa vepra letrare të njohura mbarë shqiptare dhe për to qyteti i Durrësit me rastin e 50 vjetorit t lindjes së tij i ka dhënë mirenjohje “Qytetar Nderi” i Durrësit. Nga dora e shkrimtarit Bashkim Hoxha kanë dalë me radhë veprash si :”Heronjte e Viagres”, “Romance ne diten e krimit”, “Lakuriq”, “Ground Zero” ( “Dëshmitari i Shkretëtirës”), “Hotel Ballkan”, “Mbreti i Vesës”, “Mot i keq për dashuri”, “Fjalë të ndyra dashurie”, “Njeriu tjetër”, “Një lolo dhe një mbret”, “Unë dhe Mefistofeli” (dramë), “Ftesë për gjyq”, “Këngë dashurie dhe korba”, “Qyteti pa dashuri”. Romani “Balkan Hotel” dhe romani “Ground Zero“janë botuar edhe në anglisht nga Ëheatmark (Arizona, USA). Bashkim Hoxha në krijimtarinë e tij shquhet për gjetje origjinale dhe këndvështrime interesante. Një tipar i rëndësishëm është ndërthurja e teknikave teatrale e filmike me letërsinë. Nga kritika letrare është cilësuar si një shkrimtar që i përket postmodernizmit. Ja disa nga veprat e shkrimtarit.“Kronikat e Mjegullës”,Tag (komedi),”Një ditë si Skënderbeu”,”Askushi (dramë),”Gruaja e shiut”, “Missing”, “Heronjtë e viagrës”,”Romancë në ditën e krimit”,”Sakrifica”, “Lakuriq”,”Ground Zero”,”Dëshmitari i Shkretëtirës”,”Hotel Ballkan”,”Mbreti i Vesës”,”Mot i keq për dashuri”,”Fjalë të ndyra dashurie”,”Njeriu tjetër”,”Një lolo dhe një mbret”, “Unë dhe Mefistofeli” (dramë), “Ftesë për gjyq”, “Këngë dashurie dhe korba” (dramë),”Qyteti pa dashuri”, “Ne të gjithë kënduam Margaritën”(komedi),”Udhëtimi pa vizë i një alieni” (komedi).