Suplementi Pena Shqiptare/ Rajna Kovaçi: Haremi në Perandorinë Otomane dhe lindja e barazisë gjinore

1532
Qindra vite me radhë haremi, dhe banoret e tij si dhe jeta e tyre e përditshme mbeten objekt i fantazisë së dhjetëra shkrimtarëve, poetëve, piktorëve, shkrimtarëve dhe shtegtarëve. Mbështjellë me fshehtësinë misterioze, larg syve dhe veshëve të njerëzve të zakonshëm. Sarajet ku jetonte familja e sulltanit, ishte vendi ku fshiheshin sekretet më të mëdha shtetërore, si dhe arena ku thureshin intrigat më të rrezikshme politike, thashethemet e ndryshme, dashurore të dinastisë. Perëndimi shpesh shihte tek gratë e haremit skllavet e zakonshme dhe i trajtonte vetëm si objekte seksuale. Por, praktikisht, nëse i hyn thellë këtij fenomeni mund të zbulosh se nuk është ashtu. Një nga qëllimet e këtij shkrimi është edhe nxjerrja në pah e rolit të haremit në skenën politike të Perandorisë Otomane dhe ndikimi i tij në zhvillimin e vendit në shekullin XVI – XVII. Lidhur me këtë kuptohet hierarkia dhe krijimi i haremit si institucion. Përfaqësuese janë dy shembujt si Sulltaneshë Hyrremit (viti 1502/4-viti1558) dhe Sulltaneshë Kosemi (viti1582- viti1651). Misteri i haremit përcaktohej nga vetë origjina dhe kuptimi etimologjik i fjalës. “Haremi” është një nga leksikët më të rëndësishme në Fjalorin Islamik, që rrjedh nga rrënja arabe “h-r-m”. Bashkohet me përcaktimin: “të ndaluara, të jashtëligjshme, të shenjta, të pacenueshme, ose tabu”. Në këtë hapësirë të shenjtë ndaloheshin apo kontrolloheshin se kush duhet të hynte dhe kush jo, dhe nëse mënyra e sjelljes ishte e papranueshme hyrja ishte e ndaluar. Për shenjtërinë dhe rëndësinë e haremeve për myslimanët mund të gjykohet një nga titujt më të rëndësishëm që mbanin Sulltanët pas vitit 1517 “Shërbëtori i dy Faltoreve të Larta”, pra: një shërbëtor i dy haremeve të Mekës dhe Medines, sipas tyre Sulltani nuk ishte “hyjnor”por perceptohej si “Hija e Perëndisë mbi Tokë”. Qëllimi kryesor i haremit ishte që të siguronte trashëgimtarët e dinastisë osmane, duke kontrolluar nëpërmjet strukturës së saj rezultatet e veprimtarisë seksuale të sundimtarit. Formimi i haremit si një institucion filloj pas sundimit të Sulltan Sulejmanit (1520 – 1566), kur ndryshoi rendi në marrëdhënien mes Padishahut dhe konkubinave të tij. Dinastia osmane ishte e para myslimane që praktikoj konkubinet, që do të thoshte, bashkëjetesë pa u martuar e Sulltanit me skllaven, e cili në fakt siguronte trashëgimtarët e tij. Sipas Osman Beut arsyeja ishte, se mjeshtri konsiderohej si “qenia më e lartë hyjnore që ishte mbi të gjithë subjektet e tij”, ai ishte “një lloj idhulli i ngritur në majë të shoqërisë njerëzore duke filluar nga rangu më i ulët deri tek më i lart … Autori shkruante se nëse Padishahu gjente një grua nga nënshtetaset e tij, ai do të komprometonte madhërinë e tij. Konkubinat ishin blerë nga tregjet e skllevërve, ose ishin dhuruar Sulltanit. Kombësia e tyre ishte si boshnjake, shqiptare, greke, serbe, kaukaziane, ruse,veneciane etj, duhet të ishte detyrimisht jo myslimane. Pasi të binte në harem, detyrimisht ndërrohej emri i saj i vërtetë sepse kishte lidhje me aftësitë dhe karakteristikat e jashtme të vajzës. Fannie Davis studiues shkruante se, emrat popullore ishin Gulbahar (Trëndafili i Pranverës) Neshedil (Zemra e gëzuar) Nazikemsal (Shembull i civilizim), etj. Në vitin 1468 Sulltan Mehmedi II (1444-1446, 1451-1481) u vendos në Pallatin e sapo-ndërtuar Topkapi ndërsa gratë dhe fëmijët e tij mbetën në sarajet e vjetra (saray-ı atik, Eski Saray), ndërtuar pas pushtimit të Kostandinopojës në vitin 1453. Haremi, i vendosur në oborrin e tretë të Pallatit të Ri, ishte hapësira që kërkonte” krye mashkulli”, që ishte një vend për politikë dhe trajnime për administratorët e perandorisë së ardhshme. Në shekullin e pesëmbëdhjetë,” karriera” e konkubineve u zhvillua mes dy pallateve – Pallatit të vjetër dhe “Sarajeve Topkapi”. Fillimisht, konkubinia kalonte në Pallatin e Vjetër dhe jeta e saj atje fillonte me edukimin dhe kulturimin e saj. Dhe nëse Sulltani vërente se ajo, ishte një femër e rëndomtë, ajo dërgohej në Pallatin e Ri. Atje roli i saj ishte i një partnere seksuale për kohë të gjatë. Nëse ajo mbetej shtatzënë, ajo kthehej në Eski Saraj i dhuronin një apartament dhe një shërbim me shërbëtorë. Rregulli thoshte: “një nënë – një bir”; pasi një nga konkubinat sillte në jetë një fëmijë mashkull të dinastisë, ajo ndalohej të kishte marrëdhënie seksuale me sundimtarin. Roli i saj i ri ishte ai i një nëne përgjegjëse dhe e ngarkuar për mirërritjen e birit të saj që do të ishte edhe sundimtari i ardhshëm.. Kur biri arrinte moshën e duhur, ai dhe nëna e tij shkonin në një nga kryeqytetet e provincave të perandorisë dhe formonin “familjen me ekonomi” të vetën dhe i riu vazhdonte të pasuronte jetën me veprimtari dhe përvojë drejtimi. Kufizimi i aftësisë riprodhuese të grave sulltanesha për të mbajtur vetëm një djalë ishte shembull i politikës osmane të manipulimit mbi seksualitetin dhe riprodhimin si një forcë kontrolli. Leslie Pierce vëren se burimi më i madh i fuqisë për nënat dinastike ishte lindja e një trashëgimtari mashkull. Kufizimi i normave të lindjeve në fakt bënte kufizimin e fuqisë riprodhuese të grave. Kjo mënyrë, pësoi ndryshime nën sundimin e Sulejmanit të Madhërishëm (1520-1566). Nga njëra anë, ai i dha Hyremit të tij të dashur titullin e madh “Haseki”, duke i transformuar marrëdhëniet e shkurtra seksuale midis Sulltanit dhe konkubinës në një marrëdhënie të gjatë e të vazhdueshme. Nga ana tjetër, ajo u zhvendos me fëmijët dhe shërbëtorët e saj në Pallatin e Ri, në zemrën administrative dhe politike të Perandorisë Osmane. Pas sundimit të Sulejmanit, sundimtarët filluan të bënin një jetë relativisht pasive, familjet e tyre u konsoliduan në kryeqytet deri në fund të shekullit XVI. Asnjë anëtar i familjes Osmane përveç Sulltanit nuk largohej nga Konstantinopoli. Kjo shpjegohet duke zhvendosur fokusin nga pushtimet ushtarake te administrimi i territoreve me inkorporimin e haremit (nënë, bashkëshortet, bijat, motrat e pamartuara të Sulltanit dhe stafit që shërbente) në Topkapi ai e ndërtoi si institucion dhe numri i banorëve filloj të rritej në mënyrë të konsiderueshme. Që çoi në nevojën për hierarki. Leslie Pierce në studimin për haremin paraqet një skemë të hershme hierarkike. Ai klasifikonte banoret në tre shtresa. Më e larta ishte për elitën: të gjitha fitueset e titullit Sulltanesha. Këto janë Sulltaneshat si (nëna e sulltanit), Sulltani, Princat dhe Princeshat, dhe pas vitit 1620 përfshiheshin edhe dadot. Shtresa e dytë përbëhej nga stafi administrativ dhe personeli arsimor dhe gratë me status të caktuar, dhe shtresa e tretë – me numrin më të madh të njerëzve – përbëhej nga shërbëtorët. Nga strukturat hierarkike të perandorisë një vend të rëndësishëm kishte figura e “Valide Sulltana” e cila qëndronte në krye. Nëna e Sulltanit Zonja me “kurorën e kokave të mbuluara”, ” që ishte e para e grave myslimaneve të turpshme që mbanin ferexhenë “. Mund të thuhet se ky ishte posti më i lartë që një grua mund të kishte në Perandorinë Osmane… Valide Sulltana ishte figura kryesore në harem – ajo ishte mbrojtësja e familjes dhe merrej edhe me funksionimin e përditshëm të institucionit. Detyra e saj kryesore ishte të kujdesej për interesat e dinastisë dhe djalit të saj. Një nga personalitete më interesante të haremit ishte edhe e famshmja Hyurrem sulltan, e njohur për evropianët si Roksalana. Me figurën e saj lidhen edhe shumë nga ndryshimet që kanë ndodhur në strukturën e institucionit të haremit e të Perandorisë, si dhe fillimi i të ashtuquajturës ” Periudhë e Sulltanatit të Grave (XVI – XVII c.). “Karriera” i Hyrremit e gruas (së pamartuar) të Sulltanit filloi me lindjen e fëmijës së saj të parë në 1521 dhe duke përfunduar me vdekjen e saj në vitin 1558, i cili mbulon pothuajse të gjithë periudhën e kohës së sundimit të Sulejmanit I. Ajo arriti të thyejë tre tradita të haremit si: statusin e një konkubinë, “Një nënë – një djalë” dhe largimin e nënës së princit në provincat emërimit të tij. Hyrrem arriti të bëhet gruaja e ligjshme e Sulejmanit I, e cila është një precedent – i jepte mundësinë Sulltanit t’i jepte lirinë konkubinës dhe të martohej me të. Kjo efektivisht e bënte Sulltanin monogam, e cila ishte diçka e paparë për historinë e dinastia osmane. Hyrremi ka lindur në Ukrainën Perëndimore, që ka qenë pjesë e Polonisë, me emrin Aleksandra Lisovska. Ajo ka qenë e bija e një prifti Rutenian, i rrëmbyer nga Tartarët pranë Lviv. Emri “Hyrrem” përkthehet “e gëzuar”. Nuk dihet saktësisht kur ajo u bë pjesë e haremit të sulltanit, por është e mundur që i është dhuruar sulltanit me rastin e ngjitjes së tij në fron. Ngjitja e saj në hierarki duhet të ketë qenë e shpejtë, që kur lindi fëmijën e parë Mehmed-in në vitin 1521 dhe Sulejmani I merr fronin në 1520. Hyrremi i dhuron Sulltanit katër djem dhe një vajzë. Pasi u ligjërua si gruaja e Sulltanit, Roksallana filloi të shprehë autoritetin e saj në mënyra të ndryshme. Pas marrjes së lejes nga Sulltani, Hyrremi hapi një Vakëf (fondacion), në Jerusalem në vitin 1522. Ajo ndërtoi një kompleks që plotësonte të gjitha nevojat e domosdoshme të myslimanëve të varfër, i cili përfshinte strehim për pelegrinët myslimanë si xhami, han etj. Pas vdekjes së Hyrremit vendin e saj e mori Mihrimah, vajza e saj. Personaliteti tjetër që është objekt i studimi, është ai i Mahpeiker Kyosem sulltan, në të cilin Sulltanati i grave arriti apogjen. Ajo nuk ishte aq e njohur në Perëndim sa Hyrremi, por ishte shumë popullore tek osmanët. Sidoqoftë, çuditërisht, karriera e saj si valide Sulltane ishte e dobët, sipas dokumenteve. Kur Murad IV (1623 – 1640) u ngjit në fron, ai ishte vetëm 12 vjeç. Për shkak të moshës minorene ai nuk ishte në gjendje të ishte sundimtar i pavarur, duke çuar në nevojën për të pasur pranë nënën e tij Kyosem që pranojë të vepronte si regjente. Ajo e ndau këtë detyrë me vezirin e madh, i cili ndërkohë ndihmoi me furnizimet për ushtrinë. Për shkak të fuqisë së Mahpeyker besohet se Sulltani i ri ishte vetëm një lodër në duart e saj derisa ajo diktoi zgjidhjet politike. Pas vdekjes së Muratit IV në 1640 fronin osman e pushtoi vëllai i tij Ibrahim I (1640-1648), i njohur si ” Delly “(i çmendur). Edhe pse ishte 24 vjeç kur u bë sulltan, ai nuk mundi të ishte sundues i pavarur për shkak të sëmundjes së tij mendore. Ibrahimi kaloi 54 vite në me frikën në zemër se mos e ekzekutonte i vëllait i tij Murati. Edhe një herë Kysemit iu dha mundësia për të ushtruar autoritetin e saj mbi sulltanin e paaftë dhe në mënyrë indirekte për të menaxhuar perandorinë si regjente e saj. Kyosemi ndërtoi edhe një han të madh në mes të kryeqytetit – “Valida Han” Sulltanesha me idetë e saj të vlefshme që i çonte deri në fund, siguroi ujin e pijshëm për pelegrinët që udhëtonin në Tokën e Shenjtë, grumbullonte dhe dhuronte veshje për të varfrit në Mekë dhe Medinë. Shpërndante bursa për fëmijët e varfër e të shkëlqyer gjatë muajve të shenjtë të festave etj.
Sigal