Suplementi Pena Shqiptare/ Pullumb Ahmeti: Qajnë gratë qajnë

568
Sigal

Qajnë gratë me lot
Qajnë thellë me shpirt
Qajnë e s’pushojnë dot
Qajnë për dashuritë.

Qajnë gratë qajnë,
sytë u burojnë lot,
Kur shohin të vdekur
Ikur në atë botë.

Qajnë dhe kur ndahen,
Qajnë edhe kot,
Qajnë nuk përmbahen,
Sytë mbushur me lot.

Qajnë kur nusja vjen.
Qajnë kur japin vajzë.
Qajnë kur ikin djemtë,
Qajnë mbytur pa fjalë.

Qajnë heshtur për dhimbjet,
Qajnë dhe për qejfmbetje,
Qajnë edhe për lindjet,
Qajnë kujtojnë vdekjet.

Qajnë dhe kur qeshin,
Qajnë dhe nga inati,
Qajnë dhe kur i qeshin,
Qajnë dhe kur falin.