Suplementi Pena Shqiptare/ Pullumb Ahmeti: Pjesë e ç’do ëndrre,,,

476
Sigal

Më prit,të thash, kur ika mbrëmë,
Më hënë të re do mbërrij tek ty,
Shikoje pak, si kupë ka rënë,
Hark hollë mbi vetull ta gjej mbi sy.

Më dymbëdhjetë sa del e reja,
Më dil më prit, ndiz dhe një qiri,
Të hyj në shpirt s’më duhet leja,
Shkallët do të ngjis me dy e tri.

Jo, lotin në sy s’dua t’ju a shoh,
Pikën e vetme gishtërinjtë fshijnë,
Nga ty kërkoj një fjalë të ngrohtë,
Si farë e grurit në shpirt t’më mbijë.

Një puthje malli do marr me vete,
Ta mbaj në gji si një pjesë tënde,
T’më ngroh shpirtin vetëm mes netëve,
T’ju kem pranë përmes ç’do ëndrre..