Suplementi Pena Shqiptare/ Pullumb Ahmeti: Pikat e shiut…

168

Ndën pikat e lehta të shiut, ecja,
më godisnin supeve të brishtë,
s’e di, ato apo unë, pikat shkelja
me mua flisnin duke më puthur mishtë!?
Flokët, pikat e mbledhura
Supeve m’i shkarkonin
eh,ç’m’i dërgonin gushëbutësisë sime
aty, lehtë lehtë lëkurës purpuruar
gudulisnin cipëbardhën e gjirit
thellë,thellë më çonin tej në ëndërrime.
I ndjeja, si përkëdheljet e tua të ndjera
i ndjeja, si puthjet e tua të mjalttë rrëqethëse
aty, ëndërrimeve mes pikave të shiut të thashë: Eja, eja,
eja, të të ndjej flakën e buzës,
ku prush të kthehej
me prushine buzës sime
si dru lisi në zjarre e ktheja.

Eh, këto pika shiu të lehta!
ku pa ditur u shkriva mes tyre si atë ditë
e shkova,pa ditur shkova,
aty te pema
ku zemrat u bënë një,
syve derdhën të vetmen dritë,
Mos, ti mi’i dërgove të ëmblat e mjaltosura, puthje?
me pika shiu e loti u përzien,
Si bulëza vese më mbeteshin në buzë
aty i mblidhja i shijoja e zemra dërgonte lart veç lutje
më digjnin më shkrumbonin
në shpirt dhe në buzë si prush.
Eh,këto pikat e shiut,
pikat e shiut më përhumbën
u shkriva, u treta mes tyre e pamendje
dhe me trup
në supet e mia të brishta, të lakuriqta më shkundën
bota rrotull më shihte me syrin lakuriq
Oh sa keq, më shihte e s’kishte turp.

Dhe unë nën pikat e shiut ëndërroja ty
çastet i ndjeja e zotit thellë me shpirt ju luta
shijoja si puthjet e tua
pikat e shiut me mbyllur sy
aty ku degët pikonin vesën e buzën tënde putha.