Suplementi Pena Shqiptare/ Pullumb Ahmeti: Ndërrohen stinët mike, ndërrohen

507
Sigal

Ndërrohen mike stinët. ndërrohen, i thashë
dhe syri i saj vjedhurazi më hodhi vështrim
dhe dorën zgjati degëve këputi një bistak,
një bistak me sythet të sa çelur në lulëzim.

Ndërrohen, më tha, dhe gjoksit i dha dallgë
ja e shikon? Si bluzat e hequra në pranverë
sa e çuditshme është vërtet jeta, më tha prapë,
ne shpesh zhvishemi e rrimë dhe në kanotierë.

Pema e zhveshur degëve vishet bukur nga gjethja,
nga dielli nxehtë trupin mban mbuluar në hije,
ne miku im, këpucët ndërrojmë, sa vjen vjeshta,
pranverën presim të marrim kurmit pakëz diell.

Ndërrohen stinët dhe ne ndërrohemi nga teshat,
në ditët e ngrohta trupin nga veshja e lirojmë,
veshim me të shpejtë këmbës sandale të lehta,
shohim pemët mbushur me gjethe ku gjelbërojnë…

Ndërrohen stinët. ndërrohen, i thashë, e dashur mike,
si ndërrohet trupit dhe gjaku ynë, ku dejve vërshon
me dorë zbërtheu lehtë komçën. “Mos!-thashë,-se na fike!
Mos! -thash me vete. Mike është pranverë e dot s’durojmë!”