Suplementi Pena Shqiptare/ Pullumb Ahmeti: Natën me ty gdhiva

718
Sigal

Natën me ty gdhiva

Pullumb Ahmeti

Me ty gdhiva gjithë natën e natës,
oxhakut kërcet djegshëm lis i butë,
me laps zhgarravisja vijat e kartës,
kartë mbetur tavolinës, s’di se kur.

 

Kalimtarë të orës së vonë psherëtinin,
kërcitja e këpucëve dëgjohej në rrugë,
kokën ktheje portës,sonte dikë prisnim,
prisnim takat shkallëve,të bënin zhurmë.

 

Natën gdhiva pranë vatrës prushëruar
rrëkëlleja një nga një fytit gotat me verë
me trishtim më shihje portës a s’më thua
s’të bën zemra apo gjumi s’do të të zerë?

 

Mbetëm vetëm oxhakut me dru lisi zjarmuar,
afshi ngrohtë deshi t’na vinte sonte në gjumë,
unë duke pirë verë ndonjë varg duke shkruar,
ti duke përgjuar mos ndjeje takat apo zhurmë.

 

Lisin duke u djegur e mbuloi kongjill hiri nxehtë
zemrën tisi përhimët ndillte mbuluar për gjumë
në tavolinë letrës mendimet zura ti vija në rresht
gotëverën e fundit plot breng e ktheva me fund.