Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Qazim D. Shehu

615
Sigal

STATUJAT

Ne pa statujat s`na rrihet

Ëndërrojmë të ketë një statujë për ne,

Po shpesh pranë statujës përmiret

Kalojnë dhe askush s`e vë re…

Gjithsesi ato ngrihen,

Mblidhen ca njerëz dhe financojnë,

Dhe nuk i shikojmë kur gdhihet

Si trupin lartësojnë.

Dhe në sheshe me lypsa

Triumfojnë ato me lavdi,

Bronzin e tyre edhe mund ta shisja

T`i jepja lypësit një shtëpi..

Kështu me to piedestal i jetës,

Sa vjen e zbret më poshtë,

Veç rritet lavdi e gënjeshtrës

Dhe statujat na mbajnë ngrohtë.

Dhe s`flas për të gjitha, veç ato që pa vizë,

Hynë dhe në sheshe zunë vend,

Se kështu i pëlqeu historisë,

Me to hilen e saj ajo gdhend…

Më duket…

Kur bie si reja e tymit të prozës,

Si mund ta shpëtosh poezinë?

Ajo që i jep shijen botës

Irracionalen, hijeshinë.

Si mund ta shpëtosh, po duhet të gjendet,

Sepse ka humbur disa kohë,

Përderisa ndonjëri të çmendet,

Si një mundësi ta shohë…

Zotat

Pa zotat s`do kishim mite

Dhe pa mitet ato si do ishin?

Për të qëndruar prapë zota

Një mënyrë tjetër do shpiknin.

Veç mitet të mos ishin…!