Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Miltiadh Davidhi

539
Sigal

Bardhyl Londos

-Po iki, the -shpërndajeni!

O zot, kaq e thjeshtë është ikja,

Kaq e papritur dhe e pashpirt,

Kaq e shpejtë e tinzare?!

 

Jo, jo, kjo s’është shaka,

Se, është ikje për fare,

Këto janë ikje të mëdha!

 

Na e plase ndër sy të malluar,

Si në qiell të thatë një rrufe,

E unë mbeta i hutuar,

I befasuar e pa fare zë,

Se, andej nga ikën, s’vjen më!

 

Jo, jo, kjo s’është shaka,

Se, është ikje për fare

Këto janë ikje të mëdha!

 

Kjo, që sapo the,

S’është si ikja e një gjethe,

Që bie prej erës përdhe!

 

E njëjta gjurmë

s’përsëritet dy herë

 

 Poetit Izet Shehu

 

Pak herë e kam takuar

Ëndrrën tënde,

Në sytë e mi dhe zërin tënd,

Të ngrohtë si puhizë ere,

 

E tashmë më duhet të takoj

Përherë lotin tim

Të rrjedhë në pikat e shiut

Të dashurisë sate,

Që e kërkoj e më s’e gjej.

 

Pak herë i pata takuar

Sytë e tu miqësor,

Që lëshonin shkëndija gëzimi,

Si prej folezave

Të shpirtrave, yjet,

 

Dhe ende ndjej të kem

Dritë prej tyre,

Të shikoj më mirë

Rrugët ku eci tani,

Dhe të fal vetëm dashuri.