Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga: Lorenca Bejko

622
Sigal

Nga vëllimi poetik “Njëherë në jetë

Dhe një mëngjes…

Dhe një mëngjes do të vij si fllad,

Nga dritarja do të hyj, Ngadalë…

Si një erë e ftohtë,e ftohtë…

Si një lot,

Përmbi qepallë…

Do anohem avash,

Pa ndjerë,

Të puth, unë flladi,

Atë qerpik.

Pastaj ashtu,

Siç erdha, si erë,

Do të largohem pa gdhirë…

Dhe do të duket ëndërr,

Mbase do të vij dhe në muzg,

Do të ledhatoj si batanije,

Njërën shpatull, porsi bluzë.

Dhe një moment, si shpirt i ngratë,

A shpirt i qetë plot makthe brenda,

Do të shfaqem mbi pasqyrë…

Do bëhem njësh me fytyrën tënde…

Sy për sy, shëmbëlltyrë…

Do pyesësh veten,

Isha a s’isha,

Do pëshpërit mbi vesh ngadalë…

Isha loti që ti flije,

ëndrra e pagjumë atë mesnatë…

Eja

 

Eja ti, do të prisja gjithë jetën,

Nëse e di që ti vjen,

Nëpër zemër çirret si hijen,

Eja ti bashkojmë udhët,

Eja, a nuk doje,

Ndajmë një shpirt për dy trupa…

Eja ti, vera iku,

Dalëngadalë vjeshta po vjen,

dalëngadalë,

Thua do të mbetemi heshtur,

Një kujtim që për të tashmen ka mall..

Eja ti, Unë ende pres,

Do të pres sikur dhe jetën,

Gjersa… Nëse nuk vjen,

Një mëngjes,

Do jem nisur për një tjetër jetë…