Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Lorenca Bejko

559
Sigal

LARG

 

 

Jemi larg,

Larg hapave të një qyteti,

Larg njerëzve që i kalojmë,

Ndeshim në rruge…

Çdo ditë…

Por ngushëllues është dielli,

I njëjti diell mes reve,

Si ti dhe unë,

Të njëjtin diell shikon…

Dhe largësia zbehet një cikë…

Mes sekondave e minutave jemi larg,

Kaq larg,

Por fryma mes mushkërive dhe ndjenjave ndihet njësoj…

 

 

NJERËZIMI

Bëhemi nomadë në kërkim të shpresës…. Lumturisë…

Të paparashikuar si stuhitë maleve , Shpërthim….

Ngjyra për çdo ndjenjë….

Si ylberi….

Herë qetësisht dhe me britma… Vuajmë në të plotën plogështi….. Heshtje ose jo…

Herë po e herë s’ka rëndësi…. Herë si engjëj,

Herë si hiena….

Aty lart,

Qiellit..

Ngjitur përmbi bedena…… Flakërohen,

Fill të kuq,

Zemrat që robërish rrahin.. Zemra që digjen prush….. Xhelozojnë në infinit…

Në besnikëri….

Gjak dhe tradhti…

Të degëzuar plot vena…… Shpirtërisht….

Të veshur si ujku dhe delja…. Të brishtë e të ftohtë….

Të errët e të fortë….

Marrin zjarr si shkëndija… Herë shuhen,

Herë digjen…..

Herë në zjarr përpiqen…… Sa shumë..

Janë pafundësisht në botë… Përsëri vetmitarë ndihen…. Fisnikë,

Human…..

Ashtu….

njerëzit janë!