Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Lorenca Bejko

976
Sigal

Bukuroshja e Mozaikut 

Në shpirt je fëmijë,

U rrite shtatlartë bregut,

Jo më si dikur atëherë….

Filiza ndërtesash u lindën.. Pse??

Ndoshta i dhanë vlerë,

Por jo tashmë s’mbet më qyteti…

Jo si atëherë… Si kërpudhat pas shiut…

Pandjeshtas mbin…

Nën qytetin e shirtë plot re….

Aty mot e ditë u gdhin….

Tashmë kish ndodhur ndryshim…

Se kishin ardhur te paftuar apo jo..

Pa rëndësi… Se ishin mërzitur,

Apo me dëshirë…Prapë s’kishte rëndësi…

Rrënjësore blunë e kishin, Të bërë gri..

Kafe …

Si ajo kafja nëpër kafene..

Ku lagështira ishte strukur mureve..

E diellit si lëshonte pe…..

Por bukuroshja….

Bukuroshja e mozaikut përgjumur qëndronte.

Edhe dinte gjithçka…

Por në të plotën heshtje vajtonte…..

Se në Durrës po në hava jetonte ……

 

Dëshira

 

Mbushur faqe librash më qerpikë….

Ku dëshirat fryjnë…..

Mbushin shpirtra…

Iluzionante deri në fund…

Sa te jetë gjallë shpresa e drita….

Si soset durimi… Si soset…. Prêt ngrirë….

Si rrobat ne tel dimri….

Se gjithçka për të ndodh…..

E s’ia sos durimin…..

Yje shëndrinjtas, Tinëz qiellit ndrojtur,

Fshehur….. Rituale me pentagramë..

Qirinj fikur…. Djegur…..

Dëshiroj këtë, Atë…..

Shpreson si një foshnjë, Fëmijë….

Thotë-gjithçka do të ndodh,

Sepse asgjë s’është çudi…..

Prêt qiellin të shkrij…..

Lumenjtë ti mbuloj.. Ti vesh mirë…..

I Lutet ikonave, Shenjtërit,

Gjithçka për një te vetme dëshirë