Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Klaudia Alhysa

43

Ajo!

Ajo!

Shkeli mbi gjemba,

e nën gjurmët e saj,

mbinë veç trëndafila.

Ajo!

Me fustanin zi veshur,

Fiku ëndrrat në flakët ndezur,

Mbi altarin e bardhë.

Ajo!

Perëndeshë në tokë të shkretë.

Shkroi të parat vargje,

në dritaren e së vërtetës.

Ajo!

Diti të falë, të heshtë dhe të ndalë!

 si shkëmb e patundur,

E vetme ajo!

Mbretëreshë!

Më thuaj!…

Sa herë ta dogjën jetën,

T’u bë shkrumb para syve të tu,

e britmat e pafajësisë nuk mundën dot ta shuanin?!

Sa herë t’i zhubrosën ëndrrat,

e në koshin e intrigave,

t’i flakën si një letër pa vlerë, e gjetur kuturu?!

Sa herë t’i nëpërkëmbën ndjenjat,

sinqeritetin, besimin,

e ti përsëri u ringrite duke ecur mbi gjemba të pambukta?!

Sa herë ju buzëqeshe me klithma të heshtura,

lajkatarëve, që të lëmonin shpinën,

për të gjetur vendin e përshtatshëm,

që të të ngulnin thikën?!

Më thuaj, netët që ndenje zgjuar,

me mijëra pikëpyetje,

si labirinte pa një rrugëzgjidhje,

ku ecte menduar krenaria e dinjiteti,

 sa herë u përsëritën?! Doemos!

S’mund t’i mbash mend të gjitha

 momentet kur të kanë rrëzuar,

sepse sot je ringritur

 më e fortë, se kurrë më parë!

Je bijë, grua, motër, nënë…

Mbi të gjitha je femër

 dhe pushtetin tënd mbi

botën se zotëron dot askush!