Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Kastriot Caka

459
Sigal

Mall

 

Unë e di se ti doje të jetoje me nder,

dhe të vdisje në një fshat të vogël e të

këndshëm,

duke biseduar me njerëzit,

duke dëgjuar rrëfimet e tyre,

duke blerë me një çmim të arsyeshëm,

vezë të freskëta,

pemë të pjekura mirë,

për të kaluar një pleqëri të bardhë,

i lodhur nga mendimet.

 

Jo ligësi

 

Mos e mbjellim drurin e së keqes,

Pse do të lulëzojë e azdisur ligësia,

Mirësia është e pafund,

Mos të ketë aspak fare të urrejtjes,

Dashurinë s’ka forcë që e tund.

 

Çast

 

Era alize e mbrëmjes,

shkiste mbi tokë, mbi njerëzit,

ndërsa njerëzit tregonin,

haptas të fshehtat njëra tjetrës,

liqeni më tutje si një njeri i pagjumë,

shpërndante tutje ca rreze.

Të jesh njeri

 

I dua burimet me ujë të kulluar,

erërat e lira,

jetën qoftë dhe të shkurtër,

të ashpër, të çapëluar nga kontradiktat,

dua të jem vërtet njeri,

përgjegjës përpara vetvetes.