PublicistikeP
Dikush beson tek demonët,
që kërkojnë gjakun e njerëzve,
për të vënë në jetë një ëndërr të guximshme,
por në botë asgjë s’ka ndryshuar,
vetëm fjalët, frazat, jetesa ndopak,
ndërsa gëzimi, lumturia,
janë ende fryte të egoizmit.
Më e keqja mbetën grackat e kurdisura,
me dinakëritë, hullitë, ndjenjat,
ku bota ka jetuar e do të jetoje,
nëpër rrena gjaku të stisura.
Lypësi
Lypësi nuk ia tregon askujt të fshehtat
e zemrës,
në heshtje shtrin dorën,
një forcë e pakuptueshme atë e bluan,
një lëmsh mbytës para gëzimit,
ndërsa vdekja si përbindësh vërtitet,
duke lozur në cipën e ftohtë të shpirtit,
duke bredhur në thellësitë e mjerimit.
Mall
Unë e di se ti doje të jetoje me nder,
dhe të vdisje në një fshat të vogël e të
këndshëm,
duke biseduar me njerëzit,
duke dëgjuar rrëfimet e tyre,
duke blerë me një çmim të arsyeshëm,
vezë të freskëta,
pemë të pjekura mirë,
për të kaluar një pleqëri të bardhë,
i lodhur nga mendimet.