Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Haxhi Dikolli

495
Sigal

Hëna

Tani që qiellit nuk ka më
Asnjë nishan prej perëndimi
Zbret shkallët kërrusur një nga një,
Ky muzg i murrmë i këtij prilli!

Hëna del heshtur për mbi Dajt,
Vozit mbi Tiranën që dremit.
E zbukuron me pak argjend
I var gjerdan e i bën grim.

Unë nga dritarja rri vështroj,
Se si rrëshqet si kolovajzë,
Me të unë ëndrrat i dërgoj,
Tek perënditë në qiell të lartë.

Tani që qiellit nuk ka më
Asnjë nishan prej perëndimi,
Matanë dritares nis dremit ,
Kjo Hënë argjënd e këtij prilli