Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Eva Gjoni

702
Sigal

Vajza e dritave të kuqe

Ai shkonte gjithmonë tek ajo
Vajza e dritave të kuqe
I tregonte sa e shenjtë ishte jeta e tij
I fliste për familjen, fëmijët
Ku nuk i mungonte asgjë
Atë ditë që ajo vendosi të ishte e fundit
E pyeti:
-Përse vjen më kërkon kur ti gjithçka ke?
Pastaj iku, u zhduk, se filloj ta donte,
Atë njeriun që nuk i mungonte asgjë,
Por do fillonte t’i mungonte ajo.

Mirëmëngjesi

Sot seç paskam nevojë 
fort po më dhemb 
të përshëndes
të them mirëmëngjesi
shpirtin të lëshoj prej ankthit
Ta le të shkoj …
Ndaj nis e shkruaj
Dora po dridhet 
Ndoshta … gaboj ?
Por seç kam aq shumë nevojë … oh
Të them veç mirëmëngjesi ! 
E dita të vazhdojë të bëj punën e vet 
E le të shkoj në dreq …
Unë po të them 
Mirëmëngjesi !