Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Eva Gjoni

674
Sigal

Eja tek unë ashtu si je

Eja tek unë ashtu si je
Pa krehur flokët, jo e veshur bukur
Si mike, si armiku i njohur,
Ose si njeriu që dua.
Mos më bëj të besoj te humbja
Në çdo gjë mungon diçka, Ti!

 

Ne ndryshonim veç në një gja

Ne ndryshonim veç në një gja,
Ti ishe andrra ime, unë për ty asgja.
A e ke ndigju si qan andrra?
Është si zani i qyqes në buzë mbrëmje.
I frikshëm si lajmëtar i vdekjes.
Po më dhembte fort brenda meje.
E andrrat mbahen kudo me vedi,
Ndaj nisem për udhë të qetësoj andrrën .