Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Dëshira Haxhi

644
Sigal

Jeta vazhdon!

Tek të gjithë ne Njerëzit, vjen ajo e bardha Ditë

ku shprehim pa frikë, fuqishëm të madhen “Po”

dhe forcën e “Jo-së” ruajmë thellë në shpirt

rigjejmë veten e humbur, strukur në këtë botë.

 

E madhja “Po” është vlerë, derdhur karakteresh

kundërshtari s’pendohet nis thellësisht arsyeton

Përvoja si vuajtja kthyer në një të artë medalje

kundërshton në heshtje kohët…dhe Jeta vazhdon!

 

Shigjetare yjesh!

Mjaft me

rënda shtigjeve të ngushta

kalërova dimrash…

kambane drithëruese në prehër, përkundur.

 

Një rrudhë

më bëri të ndal, vetes t’i thërras

të hesht, a të flas…

vallë, botën ta shikoj me sytë e shpirtit?!

 

Psherëtime

Botës time, ca njerëz dalin, ca hyjnë

shigjetën e hënës marr peng

dhe…prapë nga e para botës së çakërdisur.

 

Farë marrëzie

që më trashëgoi Labëria ime

përplasem shkëmbinjsh

kaploj dhimbjet, sërish mbytem dashurisë.

 

Resht përkrah jetës

kalorëse më gjen mesnata e menduar

rishtas goditem nga tërbime jetësh

hëna heshtur, ngel pa fjalë, ndjek karvanë yjesh.

 

Teksa në shënjestër marr Hënën…

endem horizontesh,mes yjesh,në duar Perëndish!

 

 

I dashur…

 

I dashur

po e pi kafen këtë mëngjes

duke lexuar gazetat.

Herë-herë i laj ndjenjat në shi,

balta, ngjitur takave të reja.

 

Me dorën në gjoksin tënd,

ngjitem shkallëve, baltosur.

 

Një ditë…S’e di kur,

ndoshta, edhe nesër do të vdesim.

Ta përcjell këtë si një të fshehtë

edhe pse të gjithë e njohim.

 

S’kërkoj më,

asgjë nga Jeta,

veç dorën tënde, gjoksit tim!

 

 

 

Tjetërsim…

U tjetërsua njerëzimi

Heronj varrezash,..mendimtar..

Dritësime me grimca helmimesh…

Heshtje kordhëtarësh..

Prishet nga tërbimi i një lumi të marrë..

 

Hapi i vrarë, i zakonshëm

Në Tokën e shtypur nën rënkime..

Në ndjekje të hijes …

As forcë, as dritë, as ëndërrime!

 

Roje nate që trazon qetësinë

Kërcitje të eshtrave Njeri..

Hyjnitë e Olimpit lëshojnë mallkime..

Hyjnitë nuk kanë varre…Ku të rrinë…

 

Humbëtirash kërkon veten… o Njeri…!

 

 

Stop…

Stop injorancës !

Xhungël e pa asnjë ndjenjë

Mëkatar ç’njerëzor, hipokrit të pavlerë

kufoma të vdekura… Kundërmoni vrer!

 

Helmuat pranverën…E kthyet në ferr!!

 

Mërgimtari!

U bëre det lotësh, o mall gërryes

nuk të fsheh dot me gjakun tim

shpesh bie në humnera vajtimesh

e çarku i mallit pushton gjithësinë …

 

Aty errësira e zymtë nuk njeh dritë..

psherëtima s’hesht drithëron lotin tim

heshtja vajton,mërgon bashkë me mua

yje të heshtur s’ka ,ëndrrave të humbura…

 

Buçet brenda meje ajo dallgë prej malli

gris e godet pa mishërim shpirtin tim

pikojnë që  aty shtëllunga vargjesh gjaku

pikturojnë mërgimin në vargje poezish.

 

Në gjak zemre e lyer pena e muzës

I zi ngelet mërgimi, nuk i jepet ngjyrë!