Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Bedri Alimehmeti 

422
Sigal

Bedri Alimehmeti

Vargje  të  harruarà

Jetesë

Kohën

Gjithmonë dua ta ndal.

Me thonj e duar

Ta mbaj, ta mbërthej në vend.

Dhe më pas

Të futem

Të depërtoj thellë, thellë

Në brendësi të saj.

 

Në çdo hap që hedh

Them se vetëm një jetë

Nuk më mjafton

Për ta jetuar atë intensivisht.

 

Deti ishe ti

Dallgët e dhimbjes

Për ikjen tënde

Më përplasën sot në breg të detit.

Nëpër ranishte

U zvarrita

Bashkë me trishtimin

Që më la zbrazëtirë e largimit tënd.

E pamundur qe

Për ta flakur në ujë si një rreckë.

Jo se nuk pata fuqi.

Ante, gjithnjë bëhem për ty.

Por se në atë çast,

I gjithë deti ishe ti!