Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Anila Toto

727
Sigal

Mos u çudit

 

Mos u çudit nëse të dua më shumë nga ç’më do.
Jam mësuar të dua pa kushte,
Siç duam dëborën që është akull e ftohtë,
Te bardhë në dukje.

Në mendjen time si në një projeksion,
Kudo shkoj shfaqet imazhi yt.
Unë e di që të dua më shumë nga ç’më do
Unë e di të dua për dy.

Që në kohët e lashta gratë,
ishin skllave të burrit,
Jepnin gjithçka për mashkullin…,
edhe jetën.

Unë s’i dua dashuritë në formën e un-it,
Unë jam me të vjetrën.

Kështu ndihem një skllave e kohëve moderne,
Me një shpirt të lirë,
ku dashuria sundon.

Di të të dashuroj deri në vdekje.
Mos u çudit,
Të dua më shumë nga ç’më do!

 

Qytet antik

Jemi qytetarë të një qyteti antik,
Ku vjen gjithë bota të gjejë paqe.

Ketu nata është sterrë,
e dita është dritë,
E jeta ka shkaqe.

Jemi bashkëpunëtorë të fateve tona,
Bashkë shkatërrojmë
e ndërtojmë prapë bashkë.
Luftojmë e pajtohemi për të drejtat tona,
Që në kohën e lashtë.

Nëpër salla të nderit ndihemi të vegjël
(Edhe pse na pushton çdo çast krenaria,)
I duam sukseset e bujshme të heshtura,
Sepse vlen e gjithë njerëzia.

Por përpara detit, nën zhurmën e dallgëve
heshtëm…
E mbetemi pa fjalë e frymë,
sic mbesim para ëndrrave a çdo gjëje të madhe
Qe ngjan… me ty

 

 

Kam shkelur ligjin

Kam shkelur ligjin?!

Po punë e madhe !
Unë prap’ jam njeri i ndershëm,
ky lloj ligji më shkel përditë,
me godet e shkelmon pa frikë e mëshirë,
e më ka nxirë jetën!

Kam shkelur ligjin ?!

Ai ligj më shpërbën përditë,
e s’më lë të rri në këmbë,
më lëndon krenarinë dhe liritë,
me thyen nofulla e dhëmbë,
derisa me poshtëron…të gjithën!