Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Ali Bregu

641
Sigal

Ndëshkomë

Nga libri “Fllad i trazuar”, botuar në vitin 2003

 

Kujtohu
kush të vrau ëndrrat,
qetësinë.
Në zemrën e pafaj
të shtiu dridhërimë.
Jam unë
që të flas në telefon,
bësomë.
Pështyje
receptorin nga dëgjon,
ndëshkomë.
***
Që zemra
sot e kurrë
mos me këtë mbipeshë,
Ndëshkomë
moj e urta ,
o engjëll e hyjneshë !

 

Ndjenjë e turbulluar

 

Ndjenjë e turbulluar
që vrullshëm çan
në shtratin e dertit,
Çmendurisht ther
e mbart me vete
oshtimën e sertë,
Thellësive shko
të zhvleftësosh
ballët e tërmeteve,
Lartësive
t’u çarmatosësh
reve rrufetë!